Biznes

Firma analitike IDC jep parashikimin e frikshëm për shitjet e smartfonëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Qershor 2020
0
Firma hulumtuese TrendForce parashikon që prodhimi të bjerë në nivele rekord prej 16.5% në Qershor krahasuar me një vit më parë. Firma analitike IDC jep parashikimin e frikshëm për shitjet e smartfonëve

Shitjet globale të smartfonëve do të binë me 12% në 1.2 miliardë gjatë 2020-ës raportoi firma analitike IDC duke cituar shpenzimet e ulëta konsumatore për shkak të impaktit të krizës së koronavirusit.

Pandemia e Covid-19 jo vetëm që ka prekur zinxhirin e prodhimit të liderëve si Apple dhe Samsung, por gjithashtu ka boshatisur xhepat e konsumatorëve.

Apple u detyrua të mbyllte dyqanet në SHBA dhe Evropë pas shpërthimit të epidemisë dhe me tu hapur solli zbritje çmimesh të iPhone 11 dhe prezantoi një model buxhetor për të ringjallur kërkesën globale.

Firma hulumtuese TrendForce parashikon që prodhimi të bjerë në nivele rekord prej 16.5% në Qershor krahasuar me një vit më parë.

Vetëm në tre muajt e parë të 2020-ës shitjet ranë me 10% në një kohë kur pandemia arriti pikun në Kinë dhe u përhap me shpejtësi në Evropë dhe SHBA.

Megjithatë prodhimi në fabrikat e Kinës u rrit me 17% duke sugjeruar një rikthim në normalitet të tregjeve.

Së fundi IDC parashikon që lançimi i teknologjisë 5G të ndihmojë në rikuperimin e shitjeve të smartfonëve vitin e ardhshëm por tha se nuk pret rritje përpara tre mujorit të parë të 2021. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple favorizon aplikacionet e saj në rezultatet e kërkimit të App Store: Raport