Lajmet

Firma e investimeve Fidelity dizajnon një aplikacion të dedikuar për Google Glass

Publikuar , 21 Gusht 2013
0
Firma e investimeve Fidelity dizajnon një aplikacion të dedikuar për Google Glass

fidelity glassFirma financiare Fidelity Investments ka zhvilluar aplikacionin e parë për Google Glass drejtuar specifikisht investitorëve dhe tregtarëve.

Fidelity Labs ka qenë pjesë e zhvillimeve të hershme të krijimit të programeve ose siç quhen tani “Glassware”, për pajisjet që janë të lëvizshme si Syzet Inteligjente, me qëllim ofrimin e një aplikacioni që i mban të mirinformuar të interesuarit mbi lëvizjet e fundit të bursave.

Aplikacioni Fidelity është krijuar që t’iu ofrojë informacione dhe punonjësve të firmave investuese. Për shembull: një investues kërkon me anë të emrit të kompanisë në Google Glass dhe në ekran paraqiten portofolet apo çmimet e tyre të aksioneve.

Fidelity gjithashtu ka krijuar dhe një forum komunitar për të inkurajuar dhënien e përmirësimeve të mundshme për zhvillimin e mëtejshëm të aplikacionit.

“Ne inkurajojmë investitorët të bashkohen me ne në këtë përpjekje dhe të na japin sugjerime mbi këtë teknologji që duam të aplikojmë apo zhvillime të mëtejshme” – deklaron Sean Belka, drejtues i Qendrës Fidelity për Teknologjinë e Aplikuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gjysmë milion përdorues Android kanë shkarkuar maluerë nga Google Play Store

Lajmet e fundit>