Biznes

Firma e mësimeve online Lynda.com përfiton 103 milionë $ investime nga Accel dhe Spectrum

Publikuar , 17 Janar 2013
0
Firma e mësimeve online Lynda.com përfiton 103 milionë $ investime nga Accel dhe Spectrum

Kompania e të mësuarit online Lynda.com ka fituar 103 milionë $ financime nga Accel Partners dhe Spectrum Equity.

Paratë, të cilat janë financimet e para nga jashtë kompanisë, do t’i mundësojnë asaj të zgjerohet ndërkombëtarisht, të shtojë fusha të reja me përmbajtje mësimore si dhe të përmirësojë platformat aktuale ueb dhe video. Kështu u shpreh Eric Robison, CEO i kompanisë.

Themeluar në vitin 1995, Lynda.com ofron mësime online në formën e videove. Ato shoqërohen me ushtrimet përkatëse që trajtohen në mësim në formatin e programit me të cilin punohet.

Ndryshe nga rivalë si Khan Academy, me Lynda.com mjafton vetëm të paguani një tarifë bazë mujore që fillon nga 25 $ në muaj. Klientët e kompanisë përfshijnë shkolla, universitete, më tepër se gjysmën e kompanive Fortune 100, si dhe agjenci të ndryshme qeveritare të SHBA-së, u shpreh kompania gjatë një deklarate për shtyp.

Firma të tilla që operojnë në tregun e mësimit online janë shndërruar kohët e fundit në investime jo vetëm tërheqëse por edhe të fuqishme. Edhe shërbime për marrjen me qera të teksteve mësimore si Chegg apo rrjete online mësimore si Edmondo po përfitojnë financime të ngjashme.

Edhe Meritech Capital Partners, e cila ashtu si edhe Accel ka mbështetur edhe Facebook-un, mori pjesë në financimin e Lynda.com. (PCWorld Albanian)

Lynda

LEXO EDHE:  Opera lançon një shfletues "lojërash"

Tags >

programim
Lajmet e fundit>