Biznes

Firmat e mëdha u ofrojnë përvojë biznesi punëtorëve të IT-së

Publikuar , 14 Mars 2011
0
Firmat e mëdha u ofrojnë përvojë biznesi punëtorëve të IT-së

IT punëtorët e Intel mund të punojnë në kompani tjera për një periudhë nga dy muaj deri në një vit, përderisa Boeing ka përfshirë një program rotacioni prej 2 vitesh për punëtorët e saj.

Tentimet janë relativisht të reja: programi i Intel tashmë është në vitin e tretë, ndërsa programi i Boeing për IT është gati dy vite i vjetër. Diane Bryant, nën-presidente dhe CIO e Intel tha që ekziston një nevojë e madhe për bashkëpunim për shkak të rëndësisë së IT në strategjinë e Intel. “Nëse ne nuk kemi një partneritet të ngushtë, Inteli thjesht s’do të jetë i suksesshëm,” – thotë Bryant.

Ngjashëm thotë edhe Federico Genoes-Zerbi nën-presiddent i infrastrukturës së IT në Boeing, që ndër të tjera tha që ekziston një nevojë të lëvizim nga ideja e vjetër që IT është vetëm një qendër që shton kostot. Ai vazhdoi duke thënë “Ne dëshironim që IT të kuptoj si kompania punonte ashtu që të mund të bëjmë ndryshim më të madh.”

Të dy, edhe Bryant edhe Genoese-Zerbi treguan qëllimet e tyre në biseda të veçanta në konferencën Premier 100 të Computerworld.

Në Intel dhe Boeing, programi rotacion i IT punëtorëve është pjesë e tentimeve të zgjeruara për të përmirësuar aftësitë e IT për të ndihmuar bizneset. Por, programi rotacion mund të ilustrojë se sa thellë kompanitë besojnë që këto tentime duhet të shkojnë që të arrihen rezultatet më të mira.

Në Boeing, disa nga IT punëtorët u zhvendosën në katet e fabrikës, duke u bërë pjesë e integruar e skuadrës për efiçencë në prodhim. IT punëtorët shumë shpejtë zbuluan mënyra të reja të ndihmojnë kolegët e tyre, thotë Genoese-Zerbi.

Njëri nga grupet po punonte në direkët e krahëve – pjesë të mëdha të aluminit, mbi 30 metër të gjatë që janë pjesa qëndrore e krahëve të aeroplanit. Nëse mjeti që pren metalin instalohet në mënyrë jo të rregullt mund të shkaktoj deri në prishjen e pjesës, “që është tepër e shtrenjtë dhe lehtë prishëse nëse kjo ndodh,” tha Genoese-Zerbi.

LEXO EDHE:  Shkatërrimi i PTK-së, intervistohet ish-kryeshefi Shyqeri Haxha

Stafi i IT i përcaktuar për këtë projekt gjeti një mënyrë të re përpunimi. Ata instaluan çipët RFID në mjetet presëse dhe ishin në gjendje të përcjellnin mjetit, orientimin e tij, dhe të bartin informatat në databazë që ishte e koordinuar me makinën kontrolluese numerike prerëse, thotë Genoese-Zerbi.
Ky përmirësim RFID “kishte një ndikim të pamasë në kostot tona” vazhdoi Genoese-Zerbi, diçka që nuk do të ndodhte po të mos ishin ato ndryshime që bëmë.

Edhe Intel, që ka 6300 punonjës IT, dhe Boeing, me rreth 8000 IT punonjës, thonë që programet rotacion të tyre janë të hapur për çdo IT punonjës.

Bryant tha të kesh këtë njohur biznesi mund të konsiderohet edhe si esenciale në suksesin e karrierës, dhe vë në pah që top 400 IT liderët në Intel, më shumë se 50% kanë qenë në pozita biznesore në një pikë në karrierën e tyre.

“Nëse keni atë përvojë, ju keni shumë mundësi që të jeni të suksesshëm,” ka thënë Bryant për Computerworld. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>