Biznes

Fiskalizimi, bizneset ende nuk janë gati për tu përshtatur me aplikacionin e ri

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Tetor 2019
0
Bizneset ende nuk janë gati për t’u përshtatur me aplikacionin e ri, ndërsa kanë pikëpyetje edhe mbi funksionin që do të kenë kasat fiskale aktuale. Fiskalizimi, bizneset ende nuk janë gati për tu përshtatur me aplikacionin e ri

Ndërsa projekti i fiskalizimit është parashikuar të hyjë në fuqi më 1 Janar 2020, bizneset ende nuk janë gati për t’u përshtatur me aplikacionin e ri, ndërsa kanë pikëpyetje edhe mbi funksionin që do të kenë kasat fiskale aktuale.

Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrës nga sektorë të ndryshëm, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka sqaruar se kasat fiskale nuk do të dalin nga përdorimi dhe se për zbatimin e ligjit do të ketë një periudhë tranzitore 3 mujore.

Ndërsa  është detajuar se fiskalizimi do të sjellë reduktim të kontrolleve tatimore si dhe ulje të kostove për bizneset.

Duke qenë se ndryshe nga ligjet e tjera që në fillim miratohen dhe më pas dalin udhëzimet përkatëse, këtë herë do të procedohet në anën e kundërt, dhe për këtë arsye,  bizneseve u është kërkuar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Nga muaji Korrik, qeveria ka nisur konsultimet me biznesin lidhur me projektligjin e ri për sistemin e faturimit elektronik, ky synohet që përmes një aplikacioni, të deklarohen veprimet në kohë reale. /SCAN

LEXO EDHE:  Së shpejti përdoruesit e Windows 10-ës mund të hapin aplikacione të panjohura pa u rrezikuar nga maluerët

Lajmet e fundit>