Harduer

Fitbit, faktorë të jashtëm shkaktuan shpërthimi i Flex 2

Publikuar , 01 Maj 2017
0
Megjithatë Fitbit nuk dha detaje se kush mund të jenë këto forca të jashtme. Fitbit, faktorë të jashtëm shkaktuan shpërthimi i Flex 2 Photo Source: Fitbit

Fitbit tha se hetimet e kompanisë për shpërthimin e një rripi fitnessi Flex 2 në krahun e një gruaje nga Shtetet e Bashkuara ka ardhur si rezultat i faktorëve të jashtëm.

Gruaja pati djegie të shkallës së dytë në krahun e saj. “Bazuar në hetimet tona të para dhe testimet e realizuara nga një firmë analitike, arritëm në konkluzionin se Fitbit Flex 2 i Mitchell nuk kishte ndonjë keqfunksionim. Testimi tregon se forca të jashtme kanë shkaktuar dëm tek pajisja.

Megjithatë Fitbit nuk dha detaje se kush mund të jenë këto forca të jashtme.

Të premten u raportua se një grua në SHBA kishte pësuar djegie të rënda nga shpërthimi i Fibit Flex 2 në krahun e saj. Fitbit reagoi menjëherë duke thënë se nuk ekzistonin arsye pse përdoruesit të trembeshin nga Flex 2 dhe shprehu keqardhje të ngjarjen e ndodhur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Arsyeja pse Samsung Galaxy S11 do të ketë një bateri monstër

Tags >

Fitbit
Lajmet e fundit>