Lajmet

Fitimet e kriminelëve kibernetikë në 2019-ën arritën në 3.5 miliardë dollarë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Shkurt 2020
0
Sulmet me ransomware i kushtuan individëve dhe bizneseve 8.9 milionë dollarë vitin e kaluar. Vitin e kaluar afro 13,633 ankesa kishin të bënin me metoda të mashtrimit përmes supportit. Fitimet e kriminelëve kibernetikë në 2019-ën arritën në 3.5 miliardë dollarë

Kriminelët rrëmbyen 3.5 miliardë dollarë në sulme kibernetike gjatë 2019-ës sipas FBI. Agjencia mori 467,361 ankesa nga individë dhe biznese gjatë vitit të kaluar dhe mëse 5 milionë që prej vitit 2000.

Sulmet me “phishing” mbeten mënyra më e përdorur për të mashtruar njerëzit. Teknika e mashtrimit po bëhen aq të sofistikuar saqë njerëzit po e kanë më të vështirë se kurrë më parë të dallojnë të rremen nga e vërteta.

Veçanërisht e rrezikshme sidomos me në ueb dhe me përdorimin e adresave të e-mail-it. Humbje me vlerë 54 milionë dollarë kanë ardhur nga viktima në 48 shtete dhe shumica e tyre janë mbi moshën 60 vjeç.

Sulmet me ransomware i kushtuan individëve dhe bizneseve 8.9 milionë dollarë vitin e kaluar. Vitin e kaluar afro 13,633 ankesa kishin të bënin me metoda të mashtrimit përmes supportit.

Në këtë rast një mashtrues telefonon një individ me arsyetimin se ka një problem me kompjuterin e tyre dhe ka nevojë për rregullim të menjëhershëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft ka dërguar një përditësim në Windows 10 që nuk duhet ta instaloni

Tags >

FBIsiguri