Biznes

Fitimet e Red Hat shënojnë rënie

Publikuar , 25 Shtator 2012
0
Fitimet e Red Hat shënojnë rënie

Aksionet e prodhuesit softuerik Red Hat janë duke rënë disa orë pasi ndërmarrja kishte raportuar që kishte pësuar rënie vit për vit, duke qenë e ndikuar nga rritja e investimeve dhe shpenzimeve të bëra për blerje.

Red Hat raportoi një përfitim për aksion me 18 centë, duke pasur mungesë të konsensusit të analistëve, të cilët pritnin 29 centë për një aksion.

Përfitimet neto ishin 35 milionë dollarë, që paraqesin rënie nga 40 milionë dollarë sa ishte në periudhën e një viti më parë. Shitjet ishin 323 milionë dollarë, që paraqesin një rritje prej 15 për qind vit për vit.

Shumica ishte nga përfitimet e abonimeve, që me 279 milionë dollarë paraqesin një ngritje prej 17 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Pronari, Charlie Peters tha në një deklaratë që çmimet e lidhura me produktin e ri për ngarkesë shënuan ngritje të shpenzimeve.

Shpenzimet operative ishin 224.7 milionë dollarë, për 23 për qind më tepër se vitin e kaluar. Blerjet reduktuan shpenzimet për aksion për një cent.

Aksionet e Red Hat ranë në 1.52 dollarë, ose më tepër se 2 për qind, në 56.02 dollarë pas disa orëve.

Aksionet mbyllën sesionin e rregullt me 57.54 dollarë, që paraqet një rënie të dukshme. Përpara rënies gjatë ditës së djeshme, aksionet ishin rreth 39 për qind këtë vit. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Bitcoin ra me 10% ndërsa komentet negative ndaj kriptomonedhave janë shtuar

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>