Biznes

Fitimi i Telekom Slovenije rritet

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Korrik 2019
0
IPKO zotëron 36.1% të tregut celular në Kosovë pas Vala me 49.95%. Në tregun e shërbimeve fikse IPKO ka 18% të tregut të telefonisë fikse. Fitimi i Telekom Slovenije rritet

Ditën e Mërkure Telekom Slovenije tha se kishte konsoliduar një rritje fitimi prej 33% krahasuar me vitin e kaluar në gjysmën e parë të 2019-ës në 21.9 milionë dollarë.

Shitjet e kompanisë ranë me 5% në 340 milionë euro. Fitimi pa taksat, interesin, dhe amortizimin ishte 112.3 milionë euro.

Grupi alokoi plot 69.2 milionë euro për investim në gjashtë muajt e parë të vitit. Telekom Slovenije punëson 3,449 punonjës në 30 Qershor nga 3,530 punonjës që kishte në fund të 2018-ës.

Në Shkurt kompania tha se ka shitur 100% të aksioneve në filialin Boshnjak Blicnet tek Telekom Srpske.

Gjithashtu Telekom Slovenije ka nxjerrë në shitje kompaninë Kosovare IPKO. Sipas grupit të Telekomit Slloven, shitja është pjesë e strategjisë së kompanisë 2019-2023 për të konsoliduar veprimtarinë e saj ose përmes zgjerimit ose përmes shitjes së investimeve në tregjet ku operon.

IPKO zotëron 36.1% të tregut celular në Kosovë pas Vala me 49.95%. Në tregun e shërbimeve fikse IPKO ka 18% të tregut të telefonisë fikse.

Nga 323 mijë abonentë të internetit fiks, IPKO është lideri i tregut me 36.3% ndjekur nga Kujtesa me 26.3%. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shtyhet dalja në treg e Samsung Galaxy Fold

Lajmet e fundit>