Të siguroni llogarinë tuaj në Google Drive është diçka mjaft e rëndësishme, dhe ndërkohë që ju përpiqeni ta siguroni do të fitoni hapësirë shtesë në shërbimin cloud të kompanisë.
Kjo iniciativë e ofrimit falas të 2 GB hapësirë shtesë nga Google ka filluar pikërisht në ditën e “Për një internet më të sigurtë”. Përdoruesit e Google Drive do të fitojnë këtë hapësirë thjesht duke bërë një kontroll sigurie, dhe kjo ofertë do të zgjasë deri më 17 Shkurt. Hapësira që fitoni do të jetë e përhershme dhe nuk do iki asgjëkundi pas datës 17.
Kontrolli i sigurisë është një proçedurë e shkurtër dhe nuk do ju marrë më shumë se 2 minuta. Fillimisht u duhet të verifikoni adresën e-mail, numrin e telefonit dhe të plotësoni me informacion pyetjet e sigurisë.
Pas kryerjes së kësaj proçedure, Google bëri të ditur se hapësira falas prej 2 GB do të mbërrijë nga fundi i muajit. Përdoruesit do të njoftohen me e-mail kur kjo të ndodhë. Kjo hapësirë falas nuk aplikohet për përdoruesit që shfrytëzojnë shërbimin e Google Apps for Work dhe Google Apps for Education. (PCWorld Albanian)