Lajmet

Fituesit e Climathon Tirana priten nga Bashkia Tiranë

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Janar 2023
Secili grup pati mundësi për të prezantuar edhe njëherë idenë e tyre dhe shprehur nevojat e tyre për zhvillimin e këtyre projekteve. Dy prej projekteve: Clean City dhe hack2O ishin ato që tërhoqën më së shumti vëmendjen e përfaqësuesve dhe u caktua drejtpërdrejtë një takim me aktorë të tjerë të ekosistemit. Fituesit e Climathon Tirana priten nga Bashkia Tiranë

Ditën e Mërkure, më 18 Janar, 4 grupet finaliste të Climathon Tirana, respektivisht: Clean City (Vendi i parë), Trash2Can (Vendi i dytë), Hack2O (Vendi i tretë) dhe HopOn (Vendi i katërt) së bashku me dy përfaqësues të ICTSlab, morën pjesë në një takim organizuar nga Bashkia e Tiranës në lidhje me zbatimin e projekteve.

Climathon Tirana u organizua nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me ICTSlab dhe gëzoi mbështetjen e partnerëve kryesorë SlovakAid dhe Innovation League dhe partnerëve lokale në Shqipëri UNICEF Albania, Banka Credins, One Telecommunications dhe Universiteti “Barleti.” 

Në këtë takim, zëvendës Kryetarja e Bashkisë Tiranë Znj. Anuela Ristani së bashku me dy drejtues të tjerë, respektivisht Drejtori i Përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja Z. Genc Kojdheli dhe Drejtore e Përgjithshëm i Mjedisit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Znj. Julinda Dhame mirëpritën grupet fituese me dëshirën për të zhvilluar më tutje dhe integruar idetë e tyre në mbështetje të sfidave me të cilat përballet qyteti i Tiranës ditëve të sotme.

Secili grup pati mundësi për të prezantuar edhe njëherë idenë e tyre dhe shprehur nevojat e tyre për zhvillimin e këtyre projekteve. Dy prej projekteve: Clean City dhe Hack2O ishin ato që tërhoqën më së shumti vëmendjen e përfaqësuesve dhe u caktua drejtpërdrejtë një takim me aktorë të tjerë të ekosistemit. Hack2O do të takohet me Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) për të implementuar produktin e tyre në sistemin e furnizimit me ujë i cili aktualisht po rinovohet për të përmirësuar furnizimin.

Nga ana tjetër, një takimi është caktuar mes Clean City dhe kompanive kontraktore për menaxhimin e mbetjeve në Tiranë duke kërkuar bashkëpunime të mëtejshme për të ulur kostot e kontraktorëve dhe përmirësuar efikasitetin e tyre.

LEXO EDHE:  Hakerët Rus sulmojnë uebsajtin e Parlamentit Evropian

Për Trash2Can, përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë ishin në mbështetje të plotë të projektit, por në këtë moment është i vështirë zbatimi i tij për shkak se planifikimi i tyre strategjike nuk është në një linjë me vizionin e projektit. Duke thënë të gjitha këto, një financim nga kompanitë dhe donatorët do të shkojë për ta nëse një marrëveshje arrihet mes palëve.

Për HopOn, për fat jo të mirë ekziston një barrierë ligjore e cila nuk lejon drejtuesit e makinave pa licencë të gjenerojnë të ardhura. Për të sjellë këtë ide në jetë, qeveria duhet të ndryshojë disa nene në legjislacionin Shqiptar. Megjithatë një ndryshim në modelin e tyre të biznesit mund të lehtësojë procesin e mbështetjes nga Bashkia Tiranë.

Organizuar në mbi 145 qytete dhe 56 shtete dhe si një platformë me misionin për të fuqizuar qytetarët dhe vendimmarrësit të cilët së bashku mund të krijojnë një të ardhme më të mirë, në Shqipëri Climathon Tirana grumbulloi mese 150 të rinj nga Tirana dhe qytete të tjera për tu gjetur zgjidhje 5 sfidave të përcaktuara nga Bashkia Tiranë: Efikasiteti EnergjetikRuajtja e UjitQytetet e GjelbraMobiliteti i Qëndrueshëm dhe Biodiversiteti.

Plot 28 ekipe janë regjistruar në edicionin e parë ndërsa 11 prej tyre arritën në finalen e Climathon Tirana. Në fund të evenimentit zgjidhjet e prezantuara nga 4 ekipe u shpallën idetë më të mira: Clean CityTrash2CashHack2O dhe HopOn.

Climathon Tirana synon të integrojë Tiranën dhe qytetarët e saj drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme duke rritur efikasitetin funksional të qytetit, frymëzuar të rinjtë përballë sfidave klimatike dhe ofruar zgjidhje novatore për një të ardhme të qëndrueshme.

LEXO EDHE:  Protestë në Amsterdam kundër arrestimit të zhvilluesit të Tornado Cash

/PCWorld Albanian