Ja se si

FixBee, një mundësi për të përmirësuar problemet në Windows

Publikuar , 23 Shtator 2012
0
FixBee, një mundësi për të përmirësuar problemet në Windows

Çdokush e di që Windows nuk mund të jetë i qëndrueshëm gjatë gjithë kohës. Por nuk ka pajisje në dispozicion nga Microsoft për të skanuar tërë sistemin dhe të përmirësojë të gjitha problemet kritike.

Është e vërtetë që opsionet e Windows Reset dhe Windows Refresh tani janë në dispozicion në Windows 8, por që të dyja janë procese që shpenzojnë shumë kohë dhe veçorite e të dyja palëve nuk janë në dispozicion në të gjitha versionet e Windowsit.

Kështu që për të skanuar dhe përmirësuar gabimet në Windows mund të kërkojmë pajisje të palës së tretë. Kur filloni të kërkoni për ndonjë vegël përmirësuese për Windows në internet, ju do të merrni shumë aplikacione të cilat thonë se mund t’i zgjidhin të gjitha problemet. Disa nga veglat më të mira për të bërë riparime janë në dispozicion me pagesë. Por një pjesë e madhe e përdoruesve të sistemit Windows nuk duan që të paguajnë për pajisjet riparuese.

Sot kemi një aplikacion pa pagesë me emër FixBeen që ua mundëson të bëni përmirësimin e problemeve të zakonshme me një klikim.

FixBee është një vegël vërtet e thjeshtë dhe vjen me një proces të lehtë për t’u ndjekur. Kur e hapni aplikacionin, ju do të shihni një pamje që ju dëshiron mirëseradhje me një buton të madh Start Scan Now.

Shtypni butonin Start Scan Now dhe uluni për pak kohë. Pas kryerjes së skanimit, ai do të paraqesë rezultatet për problemet në Windowsin tuaj.

Në fakt, FixBee ka dy vegla: e para, Optimization përdoret për të analizuar disqet e sistemit dhe optimizimin e tyre, ndërsa e dyta është vegla për fshirje që mundëson të bëhet kërkimi dhe fshirja e të gjithë skedarëve “junk” nga sistemi. Kur keni përdorur kompjuterin për një kohë të gjatë, disku juaj bëhet i ndotur me shumë skedarë “junk” dhe përmbajtje tjetër e padëshiruar.

LEXO EDHE:  Edhe Microsoft po punon me një telefon me ekran që paloset

FixBee klasifikon këto të dhëna dhe jo vetëm që i organizon mjeshtërisht, por gjithashtu bën fshirjen e të gjithë skedarëve të panevojshëm dhe të lënë. Veçoria e automatizuar për mirëmbajtje është në dispozicion gjithashtu me FixBee. Ju madje nuk duhet të mërziteni për të bërë defragmentizimin e kompjuterit tuaj.

FixBee mund të jetë mjaft i rëndësishëm për përdoruesit e Windowsit për të liruar sistemin nga të gjitha llojet e skedarëve të dyfishuar dhe të panevojshëm.

Klikoni këtu për të shkuar tek faqja dhe për ta shkarkuar. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>