Lajmet

Fjalëkalimet e firmës LastPass të rrezikuar ndaj sulmeve kibernetike

Publikuar , 21 Gusht 2013
0
Fjalëkalimet e firmës LastPass të rrezikuar ndaj sulmeve kibernetike

Firma e menaxhimit të fjalëkalimeve LastPass, e cila ruan fjalëkalime në një server të sigurt online dhe pastaj automatikisht i regjistron përdoruesit drejt faqeve të tyre, të hënën ka konfirmuar për një dobësi të zbuluar në softuerët e saj që mund ti rrezikojë të dhënat e përdoruesve.

Kjo dobësi do të rrezikonte vetëm ata përdorues të cilët përdornin versionin 1.0.20 të shtesës së LastPass në kompjuterët e tyre Windows.

“Gjerësia e këtij problemi ishte minimale, por privatësia dhe siguria e të dhënave të përdoruesve tanë ishte supreme, prandaj duhet patjetër ta rregullojmë problemin”- deklaron një zëdhënës i LastPass.

Kjo dobësi krijonte për sulmuesit atë që quhet “hapësirë memorie, që shkaktohet kur përdoruesit tentojnë të lidhen nga një proces tek tjetri. Kjo do ti jepte sulmuesve mundësinë për të aksesuar fjalëkalimet që përdoreshin gjatë sesionit të shfletimin, edhe pse shfletuesi nuk do të ishte më në kontakt me LastPass.

“Nëse do të ishte shfrytëzuar kjo dobësi, fjalëkalimet e ruajtura në LastPass do të ishin të aksesueshme gjatë krijimit të “hapësirës së memories” në shfletues, – tha zëdhënësi i LastPass.

Zëdhënësi shtoi gjithashtu se çështja përfshinte vetëm shtesën në shfletues dhe në momentin që sesioni i shfletuesit përfundonte, të dhënat mund të largoheshin nga memoria.

Kjo do të thotë se njerëzit do të duhet të kishin akses fizik mbi kompjuterin në mënyrë që të shfrytëzohej kjo dobësi. Edhe pse çështja duket shqetësuese, LastPass deklaron se shërbimi i saj i menaxhimit të fjalëkalimeve vazhdon të jetë tejet i sigurt. (PCWorld Albanian)

lastpass

LEXO EDHE:  Tastiera virtuale e Google në Android bëhet më inteligjente

Lajmet e fundit>