Siguri

Fjalëkalimi i iPad me iOS5, nuk është i sigurtë!

Publikuar , 23 Tetor 2011
0
Fjalëkalimi i iPad me iOS5, nuk është i sigurtë!

 

Me një video të re të postuar nga “9 to 5 Mac.com” shfaqen disa hapa të lehtë që mund të shfrytëzohen me ndihëm e mbulesës së mençur për të shfrytëzuar këtë lëshim të sigurisë në iPad 2. Me fjalë të tjera çfarëdo që keni të fshehur në pajisjen tuaj do të mund të arrihet pa problem me këta trika të thjeshtë që po shihni në video. Qoftë e-mail, aplikacione apo “Home Screen”.

Për të shfrytëzuar këtë lëshim, mbani të shtypur butonin e ndezjes së njësisë së kyçur derisa të shfaqet shiriti rrëshqitës për fikjen e tij, më pas mbuloni njësinë me mbulesën e mençur dhe më pas hapeni atë dhe klikoni mbi Cancel. Për fat pronarët e iPad mund të jenë të sigurt se njësia mbetet e mbyllur por nëse ndonjë informatë e ndjeshme mbetet e hapur në ekran ajo mund të qaset.

Nëse hapni ekranin në ekranin kryesor ju nuk do të jeni në gjendje të hapni aplikacione të reja, edhe pse kushdo që dëshiron të shkaktojë telashe mund të fshijë aplikacionet nga ekrani kryesor. Shikoni videon për të parë më konkretisht si bëhet kjo. /pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Hakerët thyejnë një kontraktor të inteligjencës Ruse, vjedhin 7.5TB të dhëna

Lajmet e fundit>