Lajmet

Fjalori i Google pasurohet me disa opsione të reja

Publikuar , 25 Gusht 2013
0
Fjalori i Google pasurohet me disa opsione të reja

Përcaktimet e fjalëve nëpërmjet fjalorit të Google janë një mënyrë praktike dhe e shpejtë për njoftimin e përdoruesit nëse po përdor fjalën e duhur ose jo.

Google ka menduar që të përmirësojë këtë shërbim duke ofruar më tepër sesa thjesht përcaktimin e një fjale.

Në fjalorin e përmirësuar të Google përdoruesit përveç përcaktimit të fjalëve mund të gjejnë edhe fjali të shkurtra për të krijuar një ide më të qartë, sinonime, antonime madje ofrohet edhe opsioni i përkthimit të fjalës në një gjuhë tjetër. Ndër dy risitë më interesante mund të përmendim:

– Paraqitjen e historikut të fjalës përfshirë këtu origjinën dhe ecurinë e fjalës ndër vite.

– Paraqitja e përqindjes së përdorimit të fjalës që prej vitit 1800 e deri në ditët e sotme.

Në qoftë se nuk keni përdorur ndonjëherë më parë funksionin “Google word definitions”, atëherë mjafton që të shkruani në fushën e kërkimit në Google define {fjala e kërkuar} dhe do mund të përftoni të njëjtat rezultate.

Opsionet e reja janë të disponueshme edhe në pajisjet mobile. Kushdo që disponon një smartfon me ndonjërin prej versioneve më të fundit të sistemit Android mund të dëgjojë në format audio kuptimin e fjalëve duke përdorur Google Now dhe duke thënë me zë të lartë define {fjala e kërkuar}. Në smartfonët e tjerë opsioni gjendet nëpërmjet aplikacionit Google Search.

Momentalisht përditësimet funksionojnë vetëm për ata që përdorin versionin në anglisht. (PCWorld Albanian)

google

LEXO EDHE:  Google sjell shenjat e gishtërinjve në shfletuesin Chrome për Android

Tags >

Google
Lajmet e fundit>