Harduer

Flagshipët nuk duhet të presin 2020 për më shumë performancë dhe kjo falë Qualcomm

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Korrik 2019
0
Modeli me tetë bërthama Kryo 485 ka frekuencë 2.96Ghz dhe jo 2.84Ghz si modeli i kaluar. Ndërsa grafikat Adreno 640 duhet të ofrojnë 15% më shumë performancë. Flagshipët nuk duhet të presin 2020 për më shumë performancë dhe kjo falë Qualcomm

Qualcomm do të ndryshojë strategjinë e përditësimit të procesorit flagship dhe mund të rezultojë lajm i mirë për përdoruesit e telefonëve Android që duan performancë.

Prodhuesi i çipeve prezantoi ditën e Hënë një version të përmirësuar të Snapdragon 855 i cili sjell performancë shtesë.

Modeli me tetë bërthama Kryo 485 ka frekuencë 2.96Ghz dhe jo 2.84Ghz si modeli i kaluar. Ndërsa grafikat Adreno 640 duhet të ofrojnë 15% më shumë performancë.

Në letër nuk duken arritje të mëdha por Qualcomm thotë se janë ideale për adhuruesit e lojërave ku performanca e kartës grafike ka më shumë rëndësi. Përmirësimet e bëjnë Snapdragon 855 Plus më ideal për realitetin virtual dhe të shtuar, inteligjencën artificiale dhe detyra të tjera të ngjashme.

Por ky nuk është çipi 5G që keni pritur. Modemi i integruar nuk përballon më shumë sesa LTE prandaj pajisjet që do të kenë Snapdragon 855 Plus kanë nevojë për një modem më vete X50 duke kompromentuar jetëgjatësinë e baterisë dhe përmasat e telefonit për shpejtësitë e larta të internetit.

Megjithatë nuk do të duhet të prisni shumë që të përdorni 855 Plus. Qualcomm thotë se telefonët e parë me këtë procesor vinë në gjysmën e dytë të 2019-ës. Aktualisht vetëm një prodhues ka konfirmuar përditësimin e tij dhe ai është ASUS me telefonin ROG Phone II. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei ka nisur punën në teknologjinë 6G

Lajmet e fundit>