Lajmet

Flagshipi i ardhshëm i LG do të ketë skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Gusht 2019
0
Ajo që i mungon Lg G8X është altoparlanti Crystal Sound OLED pjesë e modelit origjinal G8 ndërsa G8X tregon një altoparlant tradicional. Flagshipi i ardhshëm i LG do të ketë skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

LG G8 nuk ishte flagshipi që pritej nga konsumatorët dhe për këtë LG ka përgatitur një pasardhës dhe shumë shpejtë madje.

LG G8X do të prezantohet në konferencën vjetore muajin e ardhshëm IFA në Berlin të Gjermanisë. Dhe sipas spekulimeve do të ketë një sensor të shenjave të gishtërinjve nën ekran nëse duhet si besojmë këtij raporti.

Kalimi në një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran është ndryshim i madh për LG sidomos pas G8-ës e cila kishte tre metoda të ndryshme autentikimi: skaner të shenjave të gishtërinjve, kamer 3D Time-of-Flight dhe një skanim të pëllëmbës së dorës.

Bazuar në pamjet e publikuara, pjesa ballore e LG G8X ka vend vetëm për një kamër selfie dhe ekranin që zë pjesën më të madhe. Kjo na bën të mendojmë se skaneri është integruar nën ekran duke qenë se edhe pjesa e pasme nuk tregon një skaner të tillë.

Ajo që i mungon Lg G8X është altoparlanti Crystal Sound OLED pjesë e modelit origjinal G8 ndërsa G8X tregon një altoparlant tradicional.

Pjesa tjetër e specifikave të telefonit përfundon me procesorin Snapdragon 855. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  35 vite më parë u krye thirrja e parë nga një telefon celular

Lajmet e fundit>