Harduer

Flagshipi i ardhshëm i Xiaomi do të karikohet në 100% për 17 minuta

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Mars 2019
0
Nga 5 deri në 30% të kapacitetit, telefoni 100W karikohej në 80W ndërsa më tutje me një maksimum prej 88W. Zgjidhja e 50W e Oppo nuk ka kapacitet më shumë se 40W. Flagshipi i ardhshëm i Xiaomi do të karikohet në 100% për 17 minuta

Të gjithë e dimë se bateritë nuk kanë arritur dot të mbajnë ritmin e kërkesës së smartfonëve për energji por të paktën kemi luksin ti karikojmë me shpejtësi, shumë më shpejtë sesa vite më parë. Xiaomi foli ditën sotme për një teknologji të re të karkimit: një zgjidhje me kapacitet prej 100W.

Zëvendës presidenti i Xiaomi Xiang Wang publikoi një video në Facebook ku përshkruhet teknologjia e re dhe kapacitetet e saj të cilat mundësojnë karikimin e një bateri 4,000 mAh në vetëm 17 minuta.

Videoja në fakt tregon një garë mes dy telefonëve, një prototip Xiaomi 100W dhe një telefon që ngjan me Oppo RX17 50W.

Nga 5 deri në 30% të kapacitetit, telefoni 100W karikohej në 80W ndërsa më tutje me një maksimum prej 88W. Zgjidhja e 50W e Oppo nuk ka kapacitet më shumë se 40W.

Xiaomi's engineers have created a 100W fast charging solution, which can fully charge a large 4000mAh battery in just 17 minutes! Check out the demo and tell us what you think!

Gepostet von Xiang Wang am Dienstag, 26. März 2019

Duke lënë tutje emrat, është impresionuese për shumë shpejt mund të karikojmë plotësisht një telefon për 17 minuta. Kur telefoni Xiaomi arriti në 100%, telefoni Oppo ishin në 65% edhe pse kishte bateri prej 3,700 mAh. Zgjidhja e Xiaomi është 1.6 herë më e shpejtë sesa Oppo Quick Charge, teknologjia aktualisht më e shpejtë.

Xiaomi nuk foli rreth detajeve të karikuesit por Super VOOC siç Oppo e quan teknologjinë e karikimit të shpejtë ka gjetur një zgjidhe të zhvendosë nxehtësinë si shkaku kryesor i degradimit të performancës.

Duke pasur parasysh agresivitetin e Xiaomi, me shumë gjasa teknologjinë e re 100W do ta shohim tek flagshipi i ardhshëm i kompanisë. Për ta vënë në perspektivë, iPhone Xs dhe Pixel 3 karikohen me 18W ndërsa Galaxy S10 me 15W. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefonët rinj Xiaomi Mi CC u dedikohen të rinjve

Lajmet e fundit>