Harduer

Flagshipi i Huawei zbulohet tre ditë përpara debutimit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Shtator 2019
0
Mate 30 Lite ka një dizajn shumë ndryshe nga dy të parët sepse vjen me një kamër “hole-punch”, katër kamera të pasme dhe një sensor të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme. Flagshipi i Huawei zbulohet tre ditë përpara debutimit

Pak ditë përpara se Huawei të prezantoi flagshipin e linjës Mate 30, telefon i cili debuton pa shërbimet dhe aplikacionet Google më 19 Shtator, imazhet promocionale të katër prej modeleve kanë rrjedhur online.

Imazhet u shpërndanë nga insajderi i njohur Evan Blass dhe tregojnë modelet Mate 30, Mate 30 Pro dhe Mate 30 Lite si dhe një edicion Porsche Design.

Në krye të linjës është Mate 30 Pro. Imazhet sugjerojnë se telefoni do të pajisjet me një “notch” të gjerë në krye dhe ekran i cili lakohet në dy anët e telefonit.

Në pjesën e pasme mund të shohim brandin Leica të kamerës së bashku me katër sensorë. Sipas spekulimeve sistemi i kamerave përbëhet nga dy sensorë 40-megapiksel, një 8-megapiksel dhe një sensor ToF (Time-of-Flight).

Krahasuar me Pro, modeli standard Mate 30 ka një “notch” shumë më të vogël çka sugjeron se ka sensorë më pak. Funksionaliteti me dy karta do të ofrohet edhe për këtë model.

Të dy, Mate 30 Pro dhe Mate 30 do të vinë me procesorin Kirin 990 të Huawei i cili vjen me një çip 5G të integruar. Si rezultat një sinjal 5G është i dukshëm në imazhet e Mate 30.

Mate 30 Lite ka një dizajn shumë ndryshe nga dy të parët sepse vjen me një kamër “hole-punch”, katër kamera të pasme dhe një sensor të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme.

Por ky telefon ka një çip më pak të fuqishëm siç është Kirin 810. Së fundi edicioni Porsche Design i Mate 30 Pro është shfaqur në një mbulesë të pasme prej lëkure, dhe dy dizajnë kuqe dhe zezë.

LEXO EDHE:  Huawei do të sfidojë Google Maps me teknologjinë e saj të hartave

Google tha se linja e telefonëve do të debutojë pa aplikacionet zyrtare të Google për shkak të sanksioneve Amerikane. Si rezultat telefonët nuk do të kenë akses në Play Store që është burimi kryesor i aplikacioneve Android.

Ndërsa në Kinë telefonët Huawei janë shitur mjaft mirë pa Play Store, të bindë përdoruesit në Evropë do të jetë më e vështirë. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>