Harduer

Flagshipi i ZTE ka një prej dizajneve më ambicioze të një smartfoni modern

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Gusht 2019
0
Ideja është që ekrani të përdoret si një udhëzues për selfiet duke përdorur kamerën kryesore duke qenë se Z20 nuk ka një kamër selfie. Flagshipi i ZTE ka një prej dizajneve më ambicioze të një smartfoni modern

Nubia Z20 është flagshipi më i fundit i ZTE dhe ofron një prej dizajnëve më ambicioze të një smartfoni modern duke shtuar një ekran të dytë në pjesën e pasme.

I sapo prezantuar në Kinë, ZTE Nubia adopton një prej dizajnëve me të zgjuara duke eliminuar nevojën për një “notch”. Pajisja ka një panel 5.1-inç HD+ AMOLED në pjesën e pasme dhe ka të gjitha funksionalitetet e një ekrani standard.

Ideja është që ekrani të përdoret si një udhëzues për selfiet duke përdorur kamerën kryesore duke qenë se Z20 nuk ka një kamër selfie. Duke shikuar nga afër, vërehet një mikrofon i dytë në pjesën e pasme për të pranuar thirrje me ekranin sekondar.

Ekrani ballor është 6.42-inç AMOLED FHD+ me një kornizë thuajse inekzistente. Flagshipi më i fundi i Nubia fuqizohet nga procesori Snapdragon 855 me 6 ose 8GB RAM LPDDR4X dhe memorie UFS 3.0. bateria ka kapacitet 4,000 mAh dhe teknologjinë e karikimit të shpejtë 27W.

Sa i përket kamerave, sistemi i trefishtë përbëhet nga kamër kryesore 48-megaiksel f/1.7 me stabilizim optik, 16-megapiksel ultra-wide dytësore dhe 8-megapiksel telefoto me zmadhim optik 3x dhe 30x dixhitale.

Telefoni kushton 520 dollarë për modelin bazë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tani e tutje mendohuni dy herë përpara se të ngacmoni dikë në Instagram

Tags >

ZTE
Lajmet e fundit>