Harduer

FlexPai, telefoni i parë në botë me ekran që paloset është realitet

Jan 9 2019
0 Shpërndarje
Telefoni ka ekran 7.8-inç AMOLED me rezolucion 1440p. FlexPai vjen me sistem operativ Water bazuar në Android 9.0 Pie. FlexPai, telefoni i parë në botë me ekran që paloset është realitet

Në një moment në konferencën e zhvilluesve të Samsung në Nëntor dritat në skenë u ulën kur presidenti i marketingut mobil të kompanisë nxori një telefon nga xhepi dhe tha se kjo është e ardhmja.

Një telefon me palosje që transformohej në një tablet. Dy ditë më pas një tjetër u prezantua: Royale FlexPai.

Pajisja misterioze e Samsung nuk shkoi më tutje ndërsa sot në CES Royole FlexPai u shndërruar në realitet.

Pjesëmarrësit në konferencë mund ta mbanin në duar telefonin i cili është në shitje në Kinë që nga Tetori.

Telefoni i parë në botë me palosje jo vetëm që sfidoi Samsung por mbarë industrinë.

Në SHBA dhe Britani ai kushton 1,318 dollarë për modelin me 6GB RAM dhe 128GB memorie dhe 1,469 dollarë për modelin 8GB RAM dhe 256GB memorie.

Telefoni ka ekran 7.8-inç AMOLED me rezolucion 1440p. FlexPai vjen me sistem operativ Water bazuar në Android 9.0 Pie.

Tjera specifika janë procesori 2.8Ghz tetë bërthama Snapdragon dhe bateri 3,800mAh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kamerat 3D do të ridizajnojnë radikalisht iPhone e vitit të ardhshëm

Lajmet e fundit>