Lajmet

Flipboard debuton në iPhone

Publikuar , 07 Dhjetor 2011
0
Flipboard debuton në iPhone

Flipboard, magazina magazina digjitale me karakter social për iPad, më në fund ka arritur të shpaloset në iPhone me një version të ripërpunuar. Aplikacioni i sukesesshëm Flipboard, që ka fituar çmimin e “Aplikacionit të Vitit 2011” nga T3, sjell në telefonin tuaj artikuj nga Facebook, Twitter, Tumblr, Flickr dhe të tjerë, dhe i shfaq këto në një lloj magazine atraktive.

Aplikacioni tani është përgatitur për ekranin e vogël dhe përdoruesit tani janë në gjendje të shfletojnë vertikalisht me gishtin e madh në vend se të kthejnë në formë horizontale pajisjen, sikurse që duhet në iPad. Zhvilluesit thonë se kjo e bënë më të lehtë që aplikacioni të shfrytëzohet vetëm me një dorë.

Veçoria kryesore është Cover Stories, që meson se cila përmbajte është më e pëlqyer prej jush dhe në cilat vende janë këto tema që të shfaqen para jush. Kjo veçori momentalisht është ekskluzive vetëm për iPhone. “Me Flipboard për iPhone ne po shpalosim Cover Stories – një vend ku me shpejtësi mund të shihen lajmet më intersante, përditësimet dhe fotografitë që po shpërndahen me ju në këto momente. Sa më shumë që bashkëveproni me miqët tuaj dhe sa më shumë që të shpërndahen storiet, aq më e mençur bëhet Cover Stories”.

Përdoruesit e iPad do të jetë të lumtur të mësojnë sesi një kyçje e thjeshtë në iPhone do të ngarkojë apliakcionin me të gjitha llogaritë tuaja, artikujt dhe gjërat tjera, në vend se të keni nevojë për të ri-vendosur të gjitha detajet tuaja. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Fortnite anulon përditësimin i cili prishi ndjesinë e armëve

Lajmet e fundit>