Lajmet

Flipboard për Windows Phone sjell mbështetje për telefonët me 512 MB RAM

Publikuar , 17 Dhjetor 2014
0
Flipboard për Windows Phone sjell mbështetje për telefonët me 512 MB RAM

flipboard_lede_1Flipboard sapo ka arritur në versionin 2.5 duke sjellë disa veçori të reja dhe një “lustër” të re në aplikacion për Windows Phone. Mbase më e rëndësishmja është mbështetja për pajisjet me 512 MB RAM, një mbështetje e premtuar menjëherë pas lançimit të aplikacionit në muajin tetor.

Patjetër ky përditësim është edhe risia më e bukur për përdoruesit e Windows Phone në këtë fundvit.

Flipboard për Windows Phone sjell:

* Mbështetje për pajisjet me 512 MB RAM.

* Kontroller shtesë të ngjashme me eksperiencat e Windows Phone

* Përmirësime të ndërfaqes së imazheve, njoftimeve dhe llogarive në Flipboard

Ky aplikacion rregullon shumë gjëra që ishin projektuar gabim në publikimin origjinal, ndërsa mbështetje për pajisjet me 512 RAM shton edhe tej disponueshmërinë e aplikacionit edhe për përdorues të tjerë të Windows Phone. Edhe pse aplikacionit i mungojnë disa animacione karakteristike të tij, tashmë të jep një ndjesi të një softeuri premium. Flipboard për Windows Phone (Falas). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Dropbox rrit kapacitetet e planeve me pagesë

Lajmet e fundit>