Vëzhgim

FLOSS Camp përfundon takimin dy ditor në Shqipëri

Publikuar , 18 Korrik 2010
0
FLOSS Camp përfundon takimin dy ditor në Shqipëri

Të vendosur në një zonë më pak të frekentuar dhe të përshtatshme për camping dhe afër plazhës, përkrahësit e softuerit të lirë dhe të hapur nga Kosova e Shqipëria patën rast të takohen mes vete dhe të diskutojnë shumë gjëra.

Të pranishëm në eventin ishin shumë anëtarë të FLOSS Kosova dhe adhurues të softuerit të lirë dhe të hapur të cilët janë duke dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë, e gjithashtu po kontribojnë maksimalisht në mbështetjen e komunitetit të lirë edhe në Shqipëri. Ata kanë sigurar edhe wirless pa pagesë për të gjithë të pranishmit në event. Nga ana e komunitetit të Shqipërisë ishte vetëm Dritan Kici, president i Radical Multimedia dhe udhëheqës i emisionit “Komputeri im”, i cili gjatë takimit gjithashtu diskutoi dhe debatoi me të pranishmit në lidhje me përdorimin e openstreetmaps, zhvillimin e saj në Shqipëri, wkimedia, etj.

Edhe pse ishte paraparë një pjesëmarrje më e madhe, pavarësisht kësaj takimi u përcoll me aktivitete mjaft atraktive grupore dhe me diskutime të ndërlidhura me softuerin e lirë dhe të hapur. Dhe gjatë dy ditëve pati edhe vizita nga njerëz të ndryshëm nga Shqipëria, por të cilët ishin vetëm vizitor. Në ditën e dytë “FLOSS Camp” u vizitua edhe nga një grup fëmijësh të interesuar në softuerin e lirë dhe të hapur, të cilët i njoftoi më shumë James Michael DuPont.

James Michael DuPont, njëri prej themeluesve kryesor të FLOSS Kosova, në fjalimin e shkurtë hyrës në ditën e parë, shpjegoi arsyen e takimit dhe theksoi sërish rëndësinë e takimit që komuniteti shqiptar të afrohet më shumë mes vete në këtë fushë dhe të kontribojnë bashkarisht drejt zhvillimit të tij.

LEXO EDHE:  Aplikacioni YouTube për Apple TV ndërmori një tjetër hap në drejtimin e gabuar

Diskutimet kryesore gjatë këtyre dy netëve sa zgjati tatkimi kishin të bënin me softuerin e lirë, openstreetmaps, wikimedia, etj. OpenStreetMaps shihet është një hartë e editueshme pa pagesë dhe është e shpërndarë anembanë botës. Ajo është e krijuar nga njerëz që e dojnë softuerin e lirë dhe të hapur. Pritet që nëndërkohë të punohet shumë më shumë për zhvillimin e Openstreetmaps në Shqipëri. Gjithashtu u diskutua edhe për përkthimet në Wikimedia dhe pati mjaft diskutime në lidhje me përdorimin e gjuhës standarde shqipe në këto përkthime.

Luca Pescatore, nga Italia, ishte gjithashtu pjesëmarrës në takim (dhe natyrisht përkrahës i softuerit të lirë) dhe në ditën e dytë mori fjalën dhe diskutoi për gjërat që kanë të bëjnë me gjenerimin e të hyrave nga softueri i hapur dhe i lirë. Ai gjithashtu diskutoi për Google Ad Sense dhe për sistemin e pagesave me Paypal.  Sipas tij edhe pse Paypal nuk dërgon të holla fizikisht në Shqipëri apo Kosovë, ata që e shfrytëzojnë mund t’i përdorin të hollat që i fitojnë në tjetër formë dhe të blejnë për shembull produkt në Amazon dhe ta kërkojnë dërgimin në Shqipëri. Apo mund të blejnë server virtual apo çkado tjetër. “Gjithmonë ka zgjidhje” theksoi ai.

Përkrahësit e softuerit të lirë dhe të hapur diskutuan edhe rreth organizimit të konferencës në Vlorë me 11-12 shtator dhe konferencës tjetër në Prishtinë me 25-26 shtator.

Lajmet e fundit>