Lajmet

FLOSSK organizon së shpejti FOSS BootCamp në Gjakovë

Publikuar , 14 Prill 2014
0
FLOSSK organizon së shpejti FOSS BootCamp në Gjakovë

gjkFree Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) është një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në promovimin dhe zhvillimin e softuerëve me kod burimor të hapur, njohurisë së hapur dhe kulturës open source.

Një prej nismave të ndërmarra së fundmi nga FLOSSK në bashkëpunim me UNICEF Innovations Lab Kosovo është organizimi i workshop-it FOSS BootCamp në tre qytete të ndryshme të Kosovës, përkatësisht në Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Pikërisht dje, FOSS BootCamp është organizuar në Pejë, ndërsa më datë 19 prill do të zhvillohet në Gjakovë në Kolegjin Universum duke filluar që prej orës 10:00.

Në fokus të këtij organizimi do të ketë aktivitete lidhur me edukimin në fushën e softuerëve dhe platformave me kod burimor të hapur.

Të gjithë studentët e interesuar nga Gjakova që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij aktiviteti mund të aplikojnë online duke ndjekur këtë link. Së shpejti do të publikohen edhe datat për BootCamp-in në Mitrovicë. Për çdo pyetje mund të shkruani në [email protected]. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Roboti artist vizaton portrete të njerëzve

Tags >

FLOSSK
Lajmet e fundit>