Lajmet

FLOSSK takon Open Labs

Publikuar , 29 Gusht 2012
0
FLOSSK takon Open Labs

James Michael Dupont, bashkëthemeluesi dhe përfaqësuesi i FLOSSK (Free Libre Open Source Software Kosova) vizitoi Open Labs, një organizatë kjo joqeveritare dhe jofitimprurëse që ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e iniciativave të cilat sjellin njohuri për ata që kanë nevojë.

Kjo vizitë kishte për qëllim diskutimin për konferencën vjetore Software Freedom Kosova e cila mbahet me 8 shtator në Kosovë.

Kjo do të jetë hera e katërt që mbahet kjo konferencë, duke arritur të bëhet kështu një ngjarje tradicionale.

Ajo mbledh çdo vit një numër prej më shumë se 400 të pranishëm, duke përfshirë audiencën rajonale dhe leksione e prezantime nga profesionistë vendorë e ndërkombëtarë si dhe akademikë, të cilët paraqesin zhvillimet e fundit në komunitetin global të FLOSS (Free/Libre and Open Source Software).

Axhenda e vizitës ishin diskutimet rreth Openstreetmap, Wikipedia dhe projekte tjera, si bisedime mbi përkthimet e softuerëve pa pagesë në shqip.

Dupont është po ashtu zhvillues me eksperiencë i sistemeve të biznesit në C/C++, SQL, XML dhe Perl me një theks të veçantë në programimin e sistemeve, përpilues i teknologjisë dhe dizajner i bazës së të dhënave. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Më 4-7 prill 2019 në Prishtinë organizohet konferenca e teknologjisë Software Freedom Kosova (SFK)

Lajmet e fundit>