Lajmet

FLOSSTALK sjellë Betim Devën në Prishtinë

Publikuar , 29 Dhjetor 2011
0
FLOSSTALK sjellë Betim Devën në Prishtinë

Betim Deva, programmer me përvojë nga Prishtina dhe me Master në Shkenca Kompjuterike nga Universitetit Shtetëror i Arizonas, ishte i pranishëm në eventin FLOSSTALK para një audience prej rreth 30 pjesëmarrësve për të folur mbi platformën Android dhe mbi mundësitë e saja për tu adoptuar në bazë të nevojave të klientit. 

Me përvojën e tij si zhvillues i aplikacioneve me bazë në Android dhe të adoptuara për sistemin e Nook, lexuesin elektronik të Barnes & Noble, Betimi shpalosi disa detaje intersante mbi mënyrën mbi mënyrën e funksionimit të platformës, API’t e ndryshëm që gjenden në shfrytëzim, programimi i aplikacioneve duke shfrytëzuar ato, etj. 

Me përvojë në Java, C/C++, Perl, ueb teknologji si (PHP, HTML, Ajax, Javascript), skripta shell, Python, C#, Scheme/Lisp, Prolog, Pascal, OpenGL, Betimi ishte i hapur para audiencës për të pranuar pyetje dhe për të diskutuar edhe më gjerë në lidhje me temën e parashtruar gjatë ditës së sotme nën organizimin e FLOSSK e gjithashtu edhe për tema tjera të ndërlidhura me programim.

FLOSSTalk i radhës pritet të sjellë emër tjetër profesional megjithëse detaje tjera nuk janë bërë të ditura. Për më shumë vizitoni www.flossk.org ose shikoni një incizim të ligjeratës së mbajtur sot nga Betim Deva. 

LEXO EDHE:  Pse Bitcoin u zhvlerësua të Premten në mënyrë të papritur?

Lajmet e fundit>