Lajmet

Flota Amerikane “kërkon” 350 miliardë postime në rrjetet sociale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Maj 2019
0
Të paktën 50% duhej të ishin në gjuhë tjetër përveç anglishtes dhe informacioni i vendndodhjes duhet përfshirë për 20% të tyre. Flota Amerikane “kërkon” 350 miliardë postime në rrjetet sociale

Flota Amerikane synon të krijojë një arkiv me të paktën 350 miliardë postime nga mbarë bota për të studiuar mënyrën sesi njerëzit komunikojnë online.

Projekti ushtarak nuk ka specifikuar se cilat platforma të medias sociale synon të shfrytëzojë për të grumbulluar të dhëna.

Postimet duhet të jenë publikisht të disponueshme nga 100 vende të botës dhe 60 gjuhë të ndryshme. Ata duhet të jenë publikuar përgjatë periudhës 2014-2016.

Detajet u zbuluan nga një tender i hapur për firmat të cilat mund ti ofrojnë flotës këto informacione. Gjithashtu postimet duhet të vinin nga 200 milionë përdorues unikë dhe jo më shumë se 30% duhet të jenë vetëm të një vendi.

Të paktën 50% duhej të ishin në gjuhë tjetër përveç anglishtes dhe informacioni i vendndodhjes duhet përfshirë për 20% të tyre.

Mesazhet private dhe informacionet e përdoruesit nuk do të jenë pjesë e kësaj databaze.

Ushtria Amerikane fshihet edhe pas krijimit të rrjetit Tor në 2002. Ky rrjet i njohur edhe si The Onion Router, synon të fshehë vendndodhjen e njerëzve që hynë online duke përdorur enkriptim dhe një rrjet kompjuterësh në vende të ndryshme të botës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Motori i kërkimit të vendeve të punës Google shkakton ankesa nga rivalët

Lajmet e fundit>