Lajmet

Flow Reader përmirëson Google Reader për Android

Publikuar , 18 Janar 2013
0
Flow Reader përmirëson Google Reader për Android

Flow Reader mund të jetë në fazën testuese beta, por tashmë është njëri nga lexuesit më të mirë të lajmeve për Android.

Ai iu dërgon furnizuesit tuaj në pajisjen Android me shpejtësi, sinkronizohet me Google Reader dhe iu ofron opsionet për filtrim, kështu që ju mund të filtroni ngjarjet në të cilat nuk jeni të interesuar. Dhe është falas.

Përfitimi më i madh nga Flow Reader është që është i thjeshtë dhe në thjeshtësi i mban furnizuesit tuaj me lajme. Ai nuk i zhvendos lajmet për të provuar që të parashikojë se çfarë dëshironi të lexoni, por ai përdor algoritmin e tij për të larguar lajmet e “sponsoruara” dhe reklamat e futura në lexuesin RSS, kështu që ju merrni një përvojë të thjeshtë të leximit.

Ai i ruan lajmet offline, kështu që ju mund t’i lexoni ato edhe nëse nuk keni qasje në internet dhe iu mundëson që të bëni filtrim në bazë të opsionit “të lexuara”, “të reja” dhe “të palexuara”.

Madje, Flow Reader iu mundëson që t’i filtroni artikujt në bazë të autorit kështu që ju mund të shihni se çfarë është duke thënë një autor i parapëlqyer i juaji, ose të filtroni disa tema të posaçme, kështu që nëse dëshironi të largoni çdo gjë ku përmendet “iPhone” , “Twitter”, ose “Facebook”, ju mund ta bëni këtë me lehtësi. Aplikacioni është ende në fazën testuese beta, kështu që mund të ketë ndonjë vrimë aty këtu.

Zhvilluesi e pranon këtë dhe kërkon që të pranojë raportet tuaja rreth tyre kështu që ato vrima mund të arnohen.

LEXO EDHE:  Shtetet e Bashkuara do ti japin leje kompanive Amerikane ti shesin teknologjinë Huawei

Ky aplikacion është pa pagesë dhe në dispozicion që tani në Google Play. (PC World Albanian)

Flow Reader

Tags >

android
Lajmet e fundit>