Lajmet

Fondacioni Vodafone Albania prezanton raportin vjetor

Publikuar , 22 Korrik 2010
0
Fondacioni Vodafone Albania prezanton raportin vjetor

Fondacioni Vodafone Albania prezantoi Raportin e Vjetor për vitin 2009- 2010 duke vijuar traditen e transparences dhe raportimit të financimeve, si pjesë e rolit të pergjegjshmërisë

Ne raport paraqiten të detajuara investimet dhe financimet sociale për periudhen Prill 2009 –Mars 2010, shumë e cila kap vleren prej 76,836,969 Lek, (afersisht 560,000 euro) duke sjellë në vemendjen e partneëeve dhe mbare publikut, rolin e Fondacionit Vodafone Albania si një ndër donatorët më të ndjeshëm ndaj njerëzve në nevojë.
 
Me fondet e siguruara nga shoqëria Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Foundation në Mbretërinë e Bashkuar, konstatohet me kenaqesi se Fondacioni Vodafone Albania shenon zgjerim te dy programeve kryesore, atë të Granteve të dhuruara dhe të programit ‘Bota e Ndryshimit’.

Programi i Granteve, që zë dhe peshën kryesore të buxhetit vjetor përzgjodhi gjithsej 19 projekte mes aplikimeve të shumta. Vlen të theksohet se harta gjeografike e projekteve shtrihet në zona të thella e të skajshme të Republikës së Shqiperisë, që nga  Puka Shkodra, Lezha e Kukesi e deri në Librazhd, Elbasan, Lushnje, Vlore, Berat, Kavaje, Tirane, Korçe etj.

Në 12 muajt e fundit, të 19 organizatat jofitimprurese iu perkushtuan zbatimit te projekteve në sherbimin të komuniteteve në nevojë, nisma që i perkasin fushave të edukimit të hershëm për femijët në zona të thella, asistencë ndaj të moshuarve dhe pacienteve me sëmundje kronike, personave me aftësi të kufizuara, ndihma ndaj viktimave të trafikimit të qënieve njerëzore si dhe ndaj minoreneve ne burgje, mbështetje ndaj fëmijeve që vuajnë nga talasemia dhe autizmi, e mjaft kategori te tjera.

Perveç programit të granteve, Fondacioni Vodafone Albania ne prill 2009 njoftoi sërish hapjen e aplikimeve për programin ‘Bota e Ndryshimit’,  falë të cilit u perzgjodhen 3 fitues për të punuar me sfidat e tyre në zonat me problematike. Edhe këtë vit, tradita e bukur e organizimit të Lojrave Speciale Olimpike ishte një shprehje e gjitheperfshirjes, dëshirës për jetën dhe solidarizimit.

LEXO EDHE:  Huawei padit Qeverinë e SHBA-së

Një tjetër ngjarje e rëndesishme, ku Fondacioni Vodafone Albania u shqua mes donatoreve të tjerë ishte pergjigja e shpejtë ndaj emergjences humanitare të krijuar nga përmbytjet në veri të Shqiperisë në fillim të vitit 2010, duke u rreshtuar përkrah Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Komitetit Nder-Ministror për Emergjencat me qëllim për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga permbytja.

Përkrahja e iniciativave të Fondacionit Vodafone Albania nga një numer i madh vullnetaresh ka qene një mbështetje e vyer, që u ka hapur rrugë edhe mënyrave të reja të bashkëpunimit. Te dy donatoret Vodafone Foundation në Mbretërinë e Bashkuar dhe shoqëria Vodafone Albania Sh.A japin garanci për vijueshmerinë e programeve ekzistuese dhe në menyrë të veçantë të programit ‘Bota e Ndryshimit’, gjë që shton pritshmërinë për të ardhmen.

Disa të dhëna nga Raporti Vjetor 2009-2010 i Fondacionit Vodafone Albania. Fondi total për periudhen 2009-2010 është 76,836,969 Lekë, çka përfshin shumën e dhuruar për Grantet, projektet e ‘Bota e Ndryshimit’ dhe pergjigjen ndaj Emergjencave. Nga i gjithë totali i dhuruar në një vit, program vjetor i Granteve është zëri kryesor i financimeve me 58,343,100 Leke per 19 projektet e miratuara.

Përgjigja ndaj emergjencave ka shënuar rënie me një vit më parë dhe është në nivelet e 15,011,868 Leke.

Lajmet e fundit>