Analiza

Forbes: Bill Gates është njeriu më i fuqishëm në teknologji

Publikuar , 05 Nëntor 2010
0
Forbes: Bill Gates është njeriu më i fuqishëm në teknologji

BIll Gates, themeluesi i Microsoft është renditur në vendin e dhjetë për sa i përket listës së njerëzve më të fuqishëm në botë, para emrave si Rupert Murdoch, Hillary Clinton e Steve Jobs.

Gates, që është larguar nga roli i tij ditor në Microsoft për tu koncentruar më shumë në gjetjet filantropike të Fondacionit të tij Bill&Melinda Gates, është nderuar nga Forbes për punën e tij në zotimin për shfrytëzimin e pasurisë për bamirësi dhe detyra në dobi të shoqërisë.

Gates është renditur shtatë vende më lartë se shefi ekzekutiv i Apple, Steve Jobs i cili është njohur nga Forbes si njeri me kreativitet të “çmendur” dhe aftësi për të krijuar “industri multi-miliardëshe çdo pak vite” përmes pajisjeve të tija më të fundit që të gjithë janë duke i kërkuar me etje, siç është iPhone dhe iPad.

Larry Page dhe Sergey Brin, bashkë-themeluesit e Google, janë paraqitur bashkërisht në pozitën e 22-të, kurse pavarësisht popullaritetit të Facebook, Mark Zuckerberg, që është themeluesi i rrjetit social, është renditur 18 vende më poshtë, në vendin e 40 në listën e Njerëzve më të Fuqishëm të vitit 2010 të Forbes.

Robin Li, shefi ekzekutiv i motorit kërkues Kinez Baidu, është renditur në pozitën e 46 kurse, shefi i Amazon Jeff Bezos paraqitet në vendin e 66-të. Ndikimi në rritje e sipër i WikiLeaks ka shfaqur Julian Assanage, “redaktorin kontrovers të faqes dhe provokuesin gjenial” në vendin e 68-të në listë.

“Qeveritë dhe korporatat me rroba të palara duhet të jenë frikësohen, dhe atë shumë” theksonte Forbes.

Sa i përket anës politike të Top Listës së Njerëzve më të Fuqishëm, Hu Jintao presidenti i Republikës Popullore Kineze është në vendin e parë dhe pas tij menjëherë vie Presidenti Amerikan Barack Obama, si dhe udhëheqës tjerë politik me ndikim në botë. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Bill Gates në moshën 63 vjeçare është i lumtur për katër arsye

Lajmet e fundit>