Harduer

Forcat Ajrore me pajisje për të “vjedhur” elektricitet në terren

Publikuar , 01 Korrik 2010
0
Forcat Ajrore me pajisje për të “vjedhur” elektricitet në terren

Sistemi Remote Auxiliary Power (RAPS) është dizajnuar që tu mundësojë ushtarëve të mbushin pajisjet elektronike në terren. Megjithatë ky nuk është një sistem i avancuar me bateri, por në vend të kësaj ky është një pajisje që u mundëson ushtarëve të marrin elektricitet kur ata kanë nevojë drejtpërsëdrejti nga telat e rrjetit elektrik, pa pasur nevojë për prizë elektrike.

Ushtarët që dëshirojnë ta përdoriin RAPS, thjeshtë e gjuajnë atë mbi rrjetin elektrik dhe si rezultat i kësaj elektriciteti kalon përmes kokës së pajisjes dhe drejt e në kabllon përçuese. Një mjet i hollë prerës shpon kabllon elektrike dhe pasaj një transformator i integruar merr elektricitetin dhe e drejton atë tek një nivel menaxhues në mënyrë që elektriciteti dhe/apo rimbushja e pajsijeve elektronike të bëhet pa problem në terren.

Pajisja është ende në fazën e zhvillimit, por testimet e zgjeruara të sigurisë janë duke u bërë në vazhdimësi. Gjithashtu është theksuar se sistemi është dizajnuar që të jetë i sigurtë për përdorim edhe kur bie shi.

LEXO EDHE:  Njihuni me telefonin e dytë me kamër nën ekran të Samsung

Lajmet e fundit>