Lajmet

Forcohen Valët e IPKO-s

Publikuar , 10 Nëntor 2008
0
Forcohen Valët e IPKO-s

Kur shikohet prapa në të kaluarën, ku kompjuteri apo celulari ishin pasuri, tani çdo gjë ka ndryshuar. Jemi në një periudhë e përparuar, ku interneti dhe celulari janë pjesë e pandashme e ditës së gjithkujt.

Shërbimet e internetit

Momentalisht në shërbimet e internetit në tregun kosovar mbizotërojnë dy kompani kryesore: IPKO dhe Kujtesa. Prej pak kohësh ka filluar të marrë terren edhe PTK-ja. Ndonëse ka edhe ISP të tjera, ato nuk mund të konsiderohen konkurrente të mirëfi llta me kompanitë e mëdha. Kujtesa mund të konsiderohet si më me eksperiencë, pasi ka qenë e pranishme këtu për një kohë të gjatë dhe tani ka përmirësuar më tej shërbimet e saja, duke u përhapur mjaft mirë tek konsumatorët.

 

Kujtesa

Si lider në tregun e shërbimeve të internetit, Kujtesa ofron gjashtë zgjidhje (pako) të internetit broadband:

Oferta e parë (më e lira) kushton 9.90 euro për shpejtësinë 256 Kbps
Oferta e dytë, 14.90 euro, me shpejtësi 1 Mbps;
Oferta e tretë, 19.90 euro për 3Mbps

Oferta e katërt, 24.90 euro, me shpejtësi 4 Mbps
Oferta e pestë, kushton 29.90 euro për shpejtësinë 5 Mbps
Oferta e gjashtë, 34.90 euro dhe një shpejtësi prej 6 Mbps.

Në të gjitha paketat e lartpërmendura transferta është pa limit dhe brenda së njëjtës pagesë ofrohen 55 kanale televizive. Si të gjithë shërbimet serioze të internetit Kujtesa ofron edhe shërbimin VoIP, që shërben për të bërë telefonata shumë të lira anembanë botës. Për argëtim, nuk duhet lënë pa përmendur serveri i lojërave, i quajtur KujtesaNET GameServer, që ofron interaktivitet online në lojëra si Counter Strike dhe World of Warcraft . Bezdisja e konsumatorëve me pagesën e faturave në mes të muajit, tani është zëvendësuar me një sistem më të mirë online përmes KosPay (një shërbim i ngjashëm me Paypal).

 

IPKO

IPKO ofron gjithashtu shërbim interneti broadband dhe është shtrirë mjaft mirë në tregun e Kosovës. Fillimisht, me çmimet më të lira në treg, IPKO arriti që të bëjë për vete shumë përdorues. Sistemi i pagesës me karta lejonte një lloj lirie tek konsumatorët, të cilët kishin tani zgjedhjen se kur dhe si do të paguanin internetin. Kjo zgjidhje me parapagesë është ideale për përdorues të rastësishëm apo jo të rregullt, që nuk duan të paguajnë tarifat fi kse. Pakot e ofertës së IPKO janë katër:

LEXO EDHE:  Microsoft ridizajnon aplikacionin Outlook në iOS

Pako 1, me çmimin 9.95 euro dhe shpejtësi 2Mbps, me trasnfertë 2GB.
Pako 2, kushton 19.95 euro dhe ka shpejtësinë 8Mpbs, me trasnfertë 8GB.
Pako 3, çmimi 14.95 euro, shpejtësia 512 Kbps dhe trasnferta pa limit.
Pako 4, kushton 24.95 euro, shpejtësia 2Mbps me trasnfertë pa limit.

Përmes të gjithave pakove, ofrohen edhe shërbimet televizive pa pagesë, me më shumë se 50 kanale shqiptare dhe të huaja. Ashtu si Kujtesa edhe IPKO ofron server për lojëra në rrjet, që mund të përdoren nga të gjithë përdoruesit. E vetmja mangësi tek IPKO është shërbimi i premtuar 24 orësh i asistencës për klientin, por që shpeshherë nuk funksionin. Kjo ndoshta për shkak të përhapjes së tyre të shpejtë, që duhet të mbulohet sigurisht me më shumë personel.

 

Telekomi

Më i riu në këtë treg, Telekomi i Kosovës ka disa gjëra interesante nën mëngë. Abonentët e tij të telefonisë fikse, të njëjtën kohë me kanë mundësi të marrin edhe shërbime kombinuara të internetit dhe telefonisë. Në qoft ë se janë të interesuar vetëm për internet, nga TK-ja ofrohen tri zgjidhje të tipit ADSL:

Oferta e parë, me çmim 8.50 euro (plus TVSH) me shpejtësia 256 kbps.
Oferta e dytë, kushton 25 euro dhe ka shpejtësinë 1024 kbps
Oferta e tretë, 40 euro dhe shpejtësi 4096 kbps.

Këto shërbime mund të merren edhe të kombinuara në pakon Bazë+Internet, me shpejtësi 512 kbps, me çmim 15 euro (plus TVSH) dhe Pako Pro+Internet me shpejtësi 2048 kbps, me çmim 45 euro. Siç shihet TK-ja ka çmime pakëz më të larta sesa konkurrenca sa i përket shërbimeve të internetit me shpejtësi më të madhe, ndërsa tek interneti me shpejtësi të ulët shërbimi e justifikon plotësisht çmimin.

LEXO EDHE:  Netgear prezantoi një router të rangut të lartë 599 dollarësh

 

Telefonia celulare
Pas tetë vitesh me operatorin Vala, prej pothuajse një vit ka hyrë fuqishëm në treg operatori i dytë, IPKO. Dikur një ISP, në bashkëpunim me sllovenin
Mobitel fitoi tenderin për telefoninë celulare dhe tani është ngritur në këmbë të sigurta.

Wireless
Nëse ndalemi tek shërbimet e internetit GPRS, shërbim për komunikim pa tela në telefoni celulare, mund të themi se Vala ishte i pari që shkeli në këtë fushë.

 

Vala

Fillimisht ky operator ofroi internetin në celular pa pagesë dhe gradualisht pa kyçjen e mijëra shfrytëzuesve në këtë rrjet. Kur filloi me komercializimin e tij shërbimi pa një rënie të madhe të numrit të shfrytëzuesve, por prapëseprapë shfrytëzimi vazhdoi ndjeshëm. Tarifa për GPRS/EDGE është 0.20 euro për 100 kilobajtët e parë, ndërsa 0.10 euro për 100 kilobajtët e ardhshëm.

 

Novacionet

NOVACIONET E VALA
Është interesant fakti se para se të futej në funksion IPKO, te Vala kishim mundësi të zgjidhnim vetëm mes Pre-paid dhe Post-paid, ndërsa tani Vala ofron tri pako të reja Post-paid:
Vala Intro me 10 euro pagim mujor
Vala Plus me15 euro dhe
Vala Ekstra me 20 euro, ku çdonjëra prej tyre është menduar për një telefonues të veçantë, prej atyre që e përdorin normalisht e deri tek biseduesit e shpeshtë.

NOVACIONET E IPKO
IPKO në anën tjetër (iniciatori i pakove) ka dy lloj pakosh Pre-paid:

Tung dhe Allo?.

E para është e dedikuar për tarifa më të ulëta të SMS-ve, për 5 persona brenda rrethit, ndërsa e dyta për biseda më të lira brenda rrethit.
Për sa i përket pakove Post-paid gjithashtu ofrohen dy pako: Postpaid 400, ofron 400 minuta drejt IPKO Mobil dhe IPKO fiks, me 100 SMS drejt IPKO e Vala dhe me një çmim prej 14.95 euro në muaj. PostPaid 1000 ofron 1000 minuta drejt IPKO Mobil dhe IPKO fiks, 200 SMS drejt IPKO e Vala dhe 60 minuta drejt Vala, me vetëm 24.95 euro në muaj.

LEXO EDHE:  Zbatimi i kodit shtetëror telefonik të Kosovës, operatorët nuk përmbushin afatet

Shërbimet e telefonisë mobile IPKO

Shërbimet e telefonisë mobile Vala

Shërbimet e Internetit

IPKO

Te konkurrenca (IPKO) çmimet për GPRS janë më fl eksibile; për 100 kilobajtët e parë në ditë kërkohen 0.20 euro ndërsa për çdo 10 kb e ardhshëm kërkohen 0.01 euro. Sa i përket shërbimit të mesazheve multimediale MMS, operatori IPKO kishte një ofertë mjaft të mirë për klientët. Në fakt ishte aq e mirë sa për një kohë që MMS-të ishin falas e u numëruan dërgesa të panumërta. Çmimi për një MMS brenda Kosovës në rrjetin IPKO është 0.10 euro ndërsa në rrjetin Vala është 0.21 euro. Është interesant fakti se IPKO i jep argëtimit më shumë rëndësi sesa Vala, me mjaft lojërat shpërblyese që sjellin gëzim edhe tek fytyrat e konsumatorëve.

Përparësitë dhe mangësitë

Kur konkurrenca në shërbimet e telefonisë celulare dhe shërbimeve të internetit është e mirëseardhur nga konsumatorët, mungesa e bashkëpunimit mes operatorëve është një mangësi e madhe. Si shembull konkret mund të theksohet rasti me montimin e kabllove të internetit, që vendosen veç e veç nga secili operator, duke formuar një rrëmujë të shëmtuar. Përdorimi i rrjetit të internetit të telefonisë celulare 2.5 G na lë prapa me rajonin, pasi shumica e vendeve të tjera kanë kaluar në teknologjinë e re 3G. Ndoshta prania e një operatori të tretë do ta rregullonte edhe më mirë konkurrencën në treg.

Tags >

ipko
Lajmet e fundit>