Disa kompani të cilat krijojnë aplikacione në iOS formuan një koalicion për tu përballur me Apple lidhur me politikat e saj të App Store.
Koalicioni i përbërë nga disa krijues aplikacionesh, u themelua nga Spotify, Epic Games dhe Tinder. Ato pretendojnë se taksa e Apple dëmton konsumatorët dhe shkatërron inovacionin duke e kritikuar si politikë anti-konkurruese.
Apple i ka mohuar vazhdimisht këto akuza. Google që aplikon politika të ngjashme me Play Store nuk është përmendur në deklaratën e përbashkët të anëtarëve të këtij koalicioni por përmendet në uebsajt dhe kritikohet për të njëjtat arsye.
Koalicioni është themeluar si një organizatë e pavarur jo-fitimprurëse dhe është e hapur për të gjithë zhvilluesit që duan ti bashkohen.
Në mesin e 11 pikave që ky koalicion synon të arrijë spikatin tre prej tyre:
Epic Games është përfshirë në një luftë me Apple lidhur me sistemin e pagesave. Spotify akuzon Apple për praktika anti-konkurruese.
Basecamp, kompania pas aplikacionit Hey u përfshi në një përplasje të egër me Apple dhe politikat e App Store. Prepear është tjetër kompani e cila gjendet në një betejë ligjore me Apple ndërsa ky i fundit akuzon për kopjim të logos. /PCWorld Albanian