Blog

Formula 1 lançon një abonim me pagesë quajtur F1 TV

Feb 28 2018
0 Shpërndarje
F1 TV Pro do të jetë i disponueshëm në SHBA, Gjermani, Francë, Meksikë, Belgjikë, Austri, Hungari dhe pjesën më të madhe të Amerikës Latine. Formula 1 lançon një abonim me pagesë quajtur F1 TV

Adhuruesit e botës së garave të Formula 1 do të kenë mundësi të ndjekin garat pa pasur nevojë për një abonim televiziv: Liberty Media do të lançojë një abonim me pagesë përmes uebsajtit.

Grupi i Liberty Medias lajmëroi ditën e sotme se do të lançonin shërbimin e quajtur F1 TV në fillim të 2018-ës nga gara e parë e Melburnit në Australi.

Shërbimi do të kushtojë mes 8 deri në 12 dollarë në muaj dhe të transmetohet fillimisht vetëm në ueb dhe desktop.

Shërbimi do të ofrohet së shpejti edhe në aplikacionet mobile por pa një afat të caktuar. Kamerat në bord do të realizojnë video nga secili prej skajeve të shikueshmërisë për secilin prej pilotëve.

F1 TV Pro do të jetë i disponueshëm në SHBA, Gjermani, Francë, Meksikë, Belgjikë, Austri, Hungari dhe pjesën më të madhe të Amerikës Latine.

Transmetimet do të jenë në katër gjuhë: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht dhe Spanjisht. Një version më i lirë gjithashtu do të ofrohet quajtur F1 TV Access vetëm me audio dhe statistika. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>