Lajmet

Fortnite anulon përditësimin i cili prishi ndjesinë e armëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Shkurt 2019
0
Përditësimi v7.40 i cili doli live në Fortnite më 14 Shkurt duhej të rregullonte një problem i cili nëse shfrytëzohej e bënte shënjestrën shumë më të fuqishme. Fortnite anulon përditësimin i cili prishi ndjesinë e armëve

Epic Games vendosi të tërhiqet nga një përditësim i bërë tek elementi i shënjestrës në lojë Fortnite.

Përdoruesit shpërthyen në kritika ndaj Fortnite për të ashtuquajturin rregullim.

Përditësimi v7.40 i cili doli live në Fortnite më 14 Shkurt duhej të rregullonte një problem i cili nëse shfrytëzohej e bënte shënjestrën shumë më të fuqishme.

Megjithatë komuniteti online i lojërave tha se “rregullimi” i bërë në fakt kishte ndryshuar edhe ndjesinë që të jepte loja me armët.

Koordinatori i komunitetit Sean Hamilton menjëherë vuri re ankesa në Reddit dhe tha se kompania kishte nisur punën për të adresuar problemin e ri tashmë.

Përditësimi i radhës që do të vijë do të rregullojë ndjesinë e shënjestrës. Ai kërkoi familje për këtë gabim.

Epic Games ka anuluar përditësimin dhe po kërkon zgjidhje tjetër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sezoni i 8-të i Fortnite lejon ringjalljen por largon aeroplanët

Tags >

Fortnite
Lajmet e fundit>