Lajmet

Fortnite përgatitet për finalen e kapitullit të dytë

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Nëntor 2021
Shumë njerëz mendojnë se kjo është lëvizja që do të ringjallë Fortnite dhe duhet të ishte bërë shumë kohë më para. Secili ka dhënë parashikimet e tij, por se çfarë do të ndodhe do e shohim në 7 dhjetor. Fortnite përgatitet për finalen e kapitullit të dytë

Fortnite është një video-lojë në internet e zhvilluar nga Epic Games dhe e hedhur ne treg  në 2017. Ajo është një lojë Battle Royale pa pagesë në të cilën deri në 100 lojtarë luftojnë për të qenë personi i fundit në këmbë.

Fortnite ka thyer shumë rekorde marramendëse si: lojtarët më të shumtë qe kanë luajtur lojën në një ditë, muaj dhe vit. Ajo ka qenë një lojë shumë e suksesshme dhe kohët e fundit është konsideruar si “e vdekur” pasi lojtarët e vjetër nuk e luajnë më, por njerëzit po mendojnë se Fortnite mund të ringjallet përsëri.

Më 7 dhjetor do të bëhet një përditësim i ri në të cilin loja do të ketë një kapitull të ri dhe një fillim të ri. Loja do të ndryshojë shumë pasi do të ketë mekanika të reja për t’u gjetur dhe t’u përdorur, do të punojë me motorin më të ri të Epic Games, Unreal Engine 5, do të ketë një hartë të re dhe shumë sekrete të tjera që lojtarët duhet t’i zbulojnë.

Ky fillim i ri mendohet që do u japi një shtysë lojtarëve të vjetër që nuk luajnë më që t’i japin lojës dhe një shans të dytë dhe Fortnite të jetë përsëri loja më e luajtur në të tërë botën.

Shumë njerëz mendojnë se kjo është lëvizja që do të ringjallë Fortnite dhe duhet të ishte bërë shumë kohë më para. Secili ka dhënë parashikimet e tij, por se çfarë do të ndodhe do e shohim në 7 dhjetor. /GameWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fortnite mbetet jashtë App Store për një periudhë të pacaktuar

Tags >

Fortnite