Lajmet

Fortnite rikthehet në iOS me ndihmën e Microsoft

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Maj 2022
Aktualisht Xbox Cloud Gaming ofrohet në 26 vende të botës dhe përdoruesit mund të luajnë lojën nga shfletuesi në iPhone, iPad, Android dhe Windows. Fortnite rikthehet në iOS me ndihmën e Microsoft

Nvidia nuk është e vetmja kompani e cila po e bën të mundur të luani Fortnite në pajisjet Apple. Microsoft në bashkëpunim me Epic Games do të sjellë Fortnite në Xbox Cloud Games dhe pa një abonim.

Aktualisht Xbox Cloud Gaming ofrohet në 26 vende të botës dhe përdoruesit mund të luajnë lojën nga shfletuesi në iPhone, iPad, Android dhe Windows.

Duke integruar Fortnite, Microsoft mund të përfitojë përdorues të rinj të Xbox Cloud Gaming sidomos në iOS ku përdoruesit nuk e instalojnë dot më lojën shumë popullore Battle Royale.

Microsoft gjithashtu është gati të mbështesë Epic për të frenuar Apple. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Square lançon një portofol harduerik kriptomonedhash