Harduer

Foto të reja të Galaxy S10 tregojnë telefonin në dy ngjyra

Publikuar , 06 Shkurt 2019
0
Foto të reja të Galaxy S10 tregojnë telefonin në dy ngjyra

Edhe njëherë tjetër foto të Galaxy S10 janë publikuar. Specifikisht shfaqet një model në ngjyrë të bardhë së bashku me disa kapak në ngjyrë të zezë.

Fotoja e modelit të bardhë është publikuar nga insajderi i famshëm Evan Blass ku nuk shfaqet i gjithë telefoni por vetëm cepi i djathtë lartë.

Galaxy S10

Megjithatë mjafton për të parë konfigurimi e kamerës me tre sensorë.

Fotot e tjera të kapakëve të telefonit janë publikuar nga SlashLeaks dhe detajohen në çdo kënd.

Galaxy S10

Vihen re qartë tre kamerat e pasme, madje edhe dy kamera frontale “punch-hole” për modelin S10 Plus dhe një kamër frontale për modelin standard Galaxy S10.

Mund të shikoni se të dy telefonët kanë porta 3.5 mm kufjesh dhe altoparlantë në fund.

Galaxy S10

Këto imazhe nuk tregojnë diçka të re nga sa kemi parë ditët e fundit por konfirmojnë thuajse çdo spekulim për flagshipët e Samsung.

Ato do të debutojnë më 20 Shkurt. /PCWorld Albanian

Galaxy S10

LEXO EDHE:  Galaxy S10+ i merr kurorën Huawei Mate 20 Pro në performancë

Lajmet e fundit>