Blog

Fotoja e “vajzës së fatkeqësisë” që u bë meme për 17 vite shitet për 500 mijë dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Maj 2021
Krijuesit e memeve e kanë vendosur fytyrën e saj në shumë katastrofa të tilla. Sot ajo është 21 vjeç dhe ndjek studimet para universitare. Fotoja e “vajzës së fatkeqësisë” që u bë meme për 17 vite shitet për 500 mijë dollarë

Shumë prej nesh e njohim si vajza e fatkeqësisë, por Zoe Roth nuk është më një fëmijë. 21 vjeçarja tha se sapo ka shitur imazhin origjinal të vajzës së fatkeqësisë për 500 mijë dollarë.

Në 17 vitet e fundit ajo ka shikuar një foto të saj kur ishte në moshën 4 vjeçare të stampohej në disa prej momenteve më famëkeqe. Zhdukja e dinosaurëve, ajo ishte aty. Zjarri i NotreDame? Edhe aty ishte.

Krijuesit e memeve e kanë vendosur fytyrën e saj në shumë katastrofa të tilla. Sot ajo është 21 vjeç dhe ndjek studimet para universitare.

Në një ankand fotoja e saj u shit për 180 ether, që kanë vlerë afro 500 mijë dollarë në cash.

Gjasat që ju të mos e keni parë foton e saj në 15 vitet e fundit janë të pakta. Foton origjinal e keni të postuar në këtë artikull. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple ndryshon rregullat e App Store në lidhje me pagesat