Harduer

Fotot e reja të Galaxy Note 10 nuk lënë asnjë sekret për debutimin e tij më 7 Gusht

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Korrik 2019
0
Në pjesën e pasme Samsung ka kopjuar nga libri i Huawei me sistemin e trefishtë të kamerave të pasme dhe xhamin irideshent. Skaneir i shenjave të gishtërinjve nën ekran pritet të rikthehet edhe pse shpresojmë të jetë përmirësuar. Fotot e reja të Galaxy Note 10 nuk lënë asnjë sekret për debutimin e tij më 7 Gusht

Samsung nuk ja ka arritur dot të mbajë qoftë edhe një sekret të vogël rreth Galaxy Note 10 kur na ndan më pak se një muaj nga debutimi i tij më 7 Gusht.

Dy insajera të njohur të industrisë kanë arritur të përvetësojnë imazhet zyrtare të cila ti dërgohen shtypit të Galaxy Note 10 dhe modelit më të madh Note 10+.

Siç kemi pritur e dëshiruar të gjithë, dy telefonët marrin konceptin e ekranit pa skaje të Galaxy S10 duke e shtyrë edhe më tutje.

Dizajni i ri duket sikur nuk ka fare korniza anësore dhe e vetmja ndërhyrje në ekran është kamera “hole-punch” lokalizuar në kry të ekranit dhe mesin e tij.

Në pjesën e pasme Samsung ka kopjuar nga libri i Huawei me sistemin e trefishtë të kamerave të pasme dhe xhamin irideshent. Skaneir i shenjave të gishtërinjve nën ekran pritet të rikthehet edhe pse shpresojmë të jetë përmirësuar.

Këtë vit pritet më pak vëmendje rreth S-Pen i cili do të përditësohet vetëm në ngjyra. Fotot nuk tregojnë se çfarë fshihet nën Note 10. Me shumë gjasa të dy modelet kanë procesorin Snapdragon 855 me 8GB RAM ose më shumë.

Madje sipas SamMobile, versioni 5G i Note+ do të vijë vetëm në 256GB, 512GB dhe 1TB memorie. Linja Note është demonstrimi më ekstravagant i asaj çfarë gjigandi Korean mund të bëjë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Plot 268 ankesa kanë shkuar në aplikacionin Rruga Dixhitale për mirëmbajtjen e rrugëve

Lajmet e fundit>