Harduer

Fotot më të bukura: katër smartfonët më të përfolur përballë njëri-tjetrit

Publikuar , 17 Gusht 2013
0
Fotot më të bukura: katër smartfonët më të përfolur përballë njëri-tjetrit

4 smartphoneKa ardhur koha t’i jepet fund debatit mbi kamerën më të mirë të smartfonëve. Entuziastët e Instagram-it mund të preferojnë iPhone 5 apo Galaxy S4, megjithatë, fotografët e vërtetë kërkojnë më tepër nga pajisjet e tyre.

Prodhuesit e smartfonëve përpiqen t’i reklamojnë ato me fjalë të mëdha apo duke shtuar gjithmonë e më tepër numrin e pikselëve, por një foto vlen më shumë se njëmijë fjalë, thotë një shprehje. Thjesht duke parë fotot e kapura nga aparatët, mund të kuptoni shumë për smartfonin në fjalë.

Në këtë set fotosh kemi zgjedhur Nokia Lumia 1020, Moto X, iPhone 5 dhe Samsung Galaxy S4 për të bërë një krahasim në situata të ndryshme. Lumia 1020 me Windows Phone ka një kamer 41 megapixel – më e madhja ndër smartfonët e sotëm – Moto X ka kamer 10 megapix e cila përdor një sensor RGBC me një piksel të katërt e më të pastër që supozohet se e ndihmon kamerën në ambiente me ndriçim të ulët. Për më tepër, shihni imazhet e mëposhtme.

Portret në ambient me ndriçim të ulët (pa blic)

Low-light portrait

Nga cepi i majtë lart në drejtimin e akrepave të orës: Nokia Lumia 1020, Moto X, Apple iPhone 5, dhe Samsung Galaxy S4

Portret në ambjent me ndriçim të ulët (me blic)

Low-light portrait (with flash)

Nga cepi i majtë lart në drejtimin e akrepave të orës: Nokia Lumia 1020, Moto X, Apple iPhone 5, dhe Samsung Galaxy S4

Macro (në diell, ngjyra të theksuara)

Macro (full sun, bright colors)

Nga cepi i majtë lart në drejtimin e akrepave të orës: Nokia Lumia 1020, Moto X, Apple iPhone 5, dhe Samsung Galaxy S4

Sërish ambjent me gjallëri (ngjyra, balancë e bardhë)

Macro (full sun, bright colors)

Nga cepi i majtë lart në drejtimin e akrepave të orës: Nokia Lumia 1020, Moto X, Apple iPhone 5, dhe Samsung Galaxy S4

LEXO EDHE:  Bitcoin në rënie pas zbulimit të një mashtrimi 850 milionë dollarësh

Përfundimi

Mesa duket, smartfoni i Motorola-s është larg atyre më të mirëve. Përveç fotos me ndriçim të ulët, imazhet e tjera kanë zhurmë dhe nuk duken plotësisht qartë. Dominimi i ngjyrës blu në të gjitha fotot dëshmon se kemi një problem serioz me balancën, diçka që mund të rregullohet me një përditësim.

Lumia 1020 mbetet smartfoni më i mirë në aspektin e kamerës dhe me shumë gjasa nuk do t’ia kalojë ndonjë tjetër edhe për ca kohë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>