Lajmet

Foursquare lëshon aplikacionin mobil për biznese

Publikuar , 30 Janar 2013
0
Foursquare lëshon aplikacionin mobil për biznese

Foursquare1Foursquare ka lëshuar një aplikacion të ri mobil të synuar për ta bërë më të lehtëpunën dhe aktivitetin për 1 milion pronarë të bizneseve duke përdorur shërbimin për të lidhur dhe shpërndarë lajme për konsumatorët.

Foursquare për aplikacionin për biznes është dizajnuar për t’iu dhënë tregtarëve një platformë me vegla për të qenë në afërsi me 30 milionë njerëz që e përdorin Foursquare që nga telefoni i tyre, tha rrjeti shoqëror i bazuar për lokacione.

“Kur ju jeni duke vrapuar në dysheme, është e vështirë për t’u hedhur në një kompjuter dhe të postoni ndodhitë e juaja të fundit, si koleksioni pranveror që sapo arriti ose artikullin e menusë më të re, tha ndërmarrja në një postim në blog duke lajmëruar për lëshimin e tij.

Me aplikacionin e ri, bizneset në lehtësi mund të dërgojnë përditësimet e tyre në të njëjtën kohë nga Foursquare në rrjetet e tyre në Facebook dhe Twitter dhe gjithashtu mund të përdorin aplikacionin për të parë check-inët e fundit, të ndalin dhe lëshojnë gjëra speciale, të shikojnë të dhëna të fundit të bizneseve si top konsumatorët, tha ndërmarrja.

Shumë pamje të aplikacionit rreth asaj se si mund të përdoret janë postuar nga Foursquare në blogun e vet.

Sipas ndërmarrjes, veglat e Foursquare për tregtarët mund të përdoren nga një llojllojshmëri e bizneseve.

Por edhe nëse funksionimi i aplikacionit të ri duket relativisht bazik për Foursquare, që u lëshua në vitin 2009, është ende një vegël e fuqishme, tha Daina Middleton, që është autore e “Marketingu në Kohën e Pjesëmarrjes” dhe CEO i përgjithshëm i Performics, që është një ndërmarrje marketingu në Çikago. (PC World Albanian)

foursquare

LEXO EDHE:  Apple dhe Amazon mohojnë raportin e bujshëm të Bloomberg

Lajmet e fundit>