Lajmet

Foursquare së shpejti po vjen në iPad

Publikuar , 08 Dhjetor 2014
0
Foursquare së shpejti po vjen në iPad

lenU desh disa kohë, por më në fund Foursquare po vjen në iPad pas disa vitesh prezent në smartfonët tanë. Kompania më në fund do të publikojë aplikacionin e saj Foursquare (jo aplikacionin Swarm) për iPad.

Kështu deklaroi shefi i divizionit të të ardhurave të Foursquare ditën e shtunë në një samit te medias mbajtur nga Mashable. Aplikacioni do të mbërrijë për pak javë, deklaroi ai. Muaj më parë, kompania vendosi të ndajë produktin e saj në dy produkte të reja. Foursquare u bë shërbimi për zbulimin dhe kërkimin e vendeve lokale dhe bizneseve, ndërsa Swarm ishte përgjegjës për shërbimin e “Check in”.

Tashmë ndarja në dy produkte, duket më kuptimplote kur bëhet fjalë për aplikacionin e ri Foursquare sepse nuk është e domosdoshme që të mbani tabletin tuaj pas vetes për të bërë “Check in” gjithandej.

Shfletimi në aplikacionin në fjalë për të gjetur restorante të reja, bar kafe dhe vende të ndryshme gjatë një udhëtimi është perfekt për ato që zotërojnë një iPad. Gjithashtu, Rosenblatt tha se Swarm nuk do ti bashkohet iPad në një kohë të afërt. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Riparimi i Galaxy Note 9, iFixit i jep notën 4

Lajmet e fundit>