Biznes

Foxconn merr urdhëra të filloj prodhimin e televizorëve Apple

Publikuar , 29 Maj 2012
0
Foxconn merr urdhëra të filloj prodhimin e televizorëve Apple

Një raport i fundit tregon se fabrika e Foxconn-it në Shenzhen të Kinës ka marrë tashmë urdhërin për fillimin e prodhimit të shumë të përfolurit HDTV televizorit.

Ky raport vjen nga një burim anonim, megjithatë, ka pasur dëshmi me muaj të tërë se Apple është duke punuar në një pajisje të tillë.

Pajisja e supozuar do të përkrahet nga sistemi i kërkimit Siri dhe ka potencialin të bëhet televizori i parë që do të lejojë selektimin individual të programeve për ata që nuk dëshirojnë të paguajnë abonimin e plotë kabllor apo satelitor, që përfshinë me mijëra programe të cilat ndoshta abonenti nuk i shikon kurrë.

Apple nuk ka konfirmuar kurrë për një produkt të tillë, siç edhe nuk ka konfirmuar për pajisjet me sistemin operativ iOS deri në ditën e lansimit të tyre. (PCWorld Albanian)  

LEXO EDHE:  Teknologjia super e shpejtë e USB vjen gjatë 2019-ës tek kompjuterët desktop

Tags >

FoxconnTV
Lajmet e fundit>