Lajmet

Foxconn ua ndalon vetëvrasjen punëtorëve!

Publikuar , 27 Maj 2010
0
Foxconn ua ndalon vetëvrasjen punëtorëve!

Sipas raporteve nga interneti del se punëtorët kanë nënshkruar dokumente, në të cilat ata premtojnë se nuk do të bëjnë vetëvrasje dhe madje pajtohen se do të dërgohen në institucione psikiatrike, nëse vërehen shenja “anormale mentale apo të gjendjes fizike për mbrojtje të vetës apo të tjerëve”.

E për të “rrethuar” punëtorët më mirë, kjo kompani ka vendosur edhe rrethoja për të parandaluar punëtorët vetëvrasës.

Këto masa kanë ardhur pasi një punonjës 23 vjeçar, që ka shënuar edhe vetërasjen e dhjetë me radhë këtë vit, është hedhur nga ballkoni i një konvikti në qytetin-fabrikë të Shenzhen, ndërtesa e madhe industriale në jug të Kinës që ka të punësuar rreth 300 mijë persona.

Vdekjet kanë nxitur pyetje të shumta rreth kushteve të miliona punëtorëve të fabrikave në Kinë, në veçanti në Foxconn, ku aktivistë dhe punëtorë punojnë orë të gjata, kanë paga të ulëta dhe presion të lartë gjatë orarit të punës.

Terry Gou, drejtor i kompanisë amë të Foxconn të Tajvanit, Hon Hai Precision ka marrë një grumbull gazetarësh në aeroplanin e tij privat dhe i ka dërguar në Shenzhen për t’iu treguar më afër kushtet në fabrikë.

Terry Gou tha se Hon Hai ka më shumë se 800.000 punëtorë anembanë botës dhe nuk është e lehtë të menaxhohet një ekipë kaq e madhe. Por për dallim prej tij punëtorët u shprehen se punojnë orë të shumta, kanë mbikëqyrës të ashpër dhe paga të ulta.

“Atmosfera në ambientin tonë punues është aq e ngushtë dhe depresive sa që ne nuk lejohet të flasim me njëri tjetrin për 12 orë të tëra e në rastin e kundërt do të keni punë me mbikëqyrësit” tha një punëtore 21 vjeçare.

LEXO EDHE:  Vodafone Albania akuzohet nga qytetarët për skema mashtrimi

Një zëdhënës i medieve në anën tjetër u shpreh se “Foxconn u shpreh ngushëllim familjarëve të punëtorëve që kanë vdekur”, e kjo ishte e tëra që kishte për të thënë ky zëdhënës.

Tags >

Foxconn
Lajmet e fundit>