Lajmet

Foxconn helmon 250 punëtorë të saj

Publikuar , 28 Korrik 2010
0
Foxconn helmon 250 punëtorë të saj

Gjërat vetëm po përkeqësohen në Foxconn. Pasi u dërguan në spital të premten 250 punëtorë të fabrikës së saj në Chennai, tani kjo kompani mund të shtoj edhe helmimin e punëtorëve në rezymenë e saj, ku gjenden një vdekje e dyshmit e një njeriu që humbi një prototip të një iPhone, 11 vetëvrasje dhe disa tentimvrasje, dhe së paku një vdekje nga lodhja në punë.

AFP ka raportuar se fabrika Indiane së fundi është spërkatur me pesticid punëtorinë, por shumë shkurt pas përdorimit të pesticidit, 250 punëtorë – shumica prej tyre punëtorë të thejshtë, filluan të ankoheshin për simptoma të marramendjes dhe përzierjes. Të gjithë ishin dërguar në spital dhe më pas ishin lëshuar shumica prejt tyre, por 28 mbetën për observim të mëtutjeshëm në spital.

Pas një hetimi në fabrikë, një përfaqësues nga Hon Hai, një kompani Tajvaneze që ka në pronësi Foxconn-in, tha se helmimi aksidental i punëtorëve të saj “mund të jetë shkaktuar nga spërkatja rutinore e pesticidit në fabrikën e prodhimit”.

Të themi se ka qenë një vit interesant për Foxconn. Ajo që filloi me rritje të vetëvrasjeve shumë shpejt u shëndërrua në një incident ndërkombëtar që mund të ketë ndikim në koston globale të rrymës gjatë viteve të ardhshme. Pas vetëvrasjeve që tërhoqën vëmendjen e publikut për kushtet e punës, shumë grupe që luftojnë për të drejtat e punëtorëve i quajtën “kushte ferri”. Hon Hai bëri të ditur se do të rris pagat e punëtorëve të saj për 20 për  qind dhe disa punëtorë me paga të ulta do të përfitojnë paga dyfish më të lartë.

Pavarësisht kësaj, shum u frikësuan se rritja e befasishme mund të ketë ndikime globale dhe mund të ndikojnë në sinjalizimin e fundit të punëtorëve të lirë në Kinë. Së fundi, Hon Hai konfirmoi se do të ketë nevojë që të rris kostot për të kontrolluar dallimin në rritje të pagave. Kjo nuk do të duhej të ndikoj tek produktet që janë në fazën e prodhimit, por produktet që prodhohen në të ardhmen mund të jenë më të shtrenjta për konsumatorët.

LEXO EDHE:  Sharp blen biznesin e kompjuterave Toshiba për 1.8 miliardë dollarë

Tags >

Foxconn
Lajmet e fundit>