Harduer

Foxconn përgatitet për lansimin e Apple Tablet

Publikuar , 08 Tetor 2009
0
Foxconn përgatitet për lansimin e Apple Tablet

Sipas DigiTimes, pajisja enigmatike do të jetë e pranishme në treg në çerekun e parë të vitit 2010, kur pritet që të prodhohen 300.000 deri në 400.000 njësi.

Apple Tablet, që pritet të fokusohet më shumë në funksionalitetin e librit elektronik sesa në atë muzikor, duket se do të veçohet me një ekran 10.6 inç, bateria të zgjeruar për punë më të gjatë, GPU interaktive dhe qasje të shpejtë në internet.

Sam Oliver nga AppleInsider, që duket se ka bashkëpunuar në raportin e Digitimes, ka theksuar se pajisja që përkrahë 3G pritet të punojë në një çip të veçantë nga P.A. Semi.

“Informacioni që ka të bëjë me marketingun e tabletit si një lexues elektronik duket se ka fuqizuar raportet e fundit se Apple ka bërë marrëveshje me publicistë dhe ka tërhequr vëmendjen e tyre në riprodhimin e përmbajtjes në këtë pajisje” shkroi Oliver.

Tableti i veçantë i Apple sipas të gjitha gjasave do të përballet me konkurrencë të theksuar, pasi që HP dhe prodhues tjerë janë duke u përgatitur për të lansuar një bashkësi të produkteve të tipit tablet të ndjeshëm në prekje, gjatë çerekut të dytë të vitit 2010.

LEXO EDHE:  Telefoni i pazakontë shitet 100,000 njësi për 57 sekonda

Tags >

Foxconn
Lajmet e fundit>