Biznes

Fqinjët gati për PayPal, Kosova e Shqipëria ende jo

Publikuar , 17 Nëntor 2010
0
Fqinjët gati për PayPal, Kosova e Shqipëria ende jo

Sipas portalit Serb 24Sata, përdoruesit që jetojnë në këto tre vende do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin vetëm për blerje në internet, kurse tregtarët lokal nuk do të jenë në gjendje të kërkojnë pagesë për shërbimet e tyre përmes PayPal.

Oferta më pas pritet të zgjerohet, dhe do të përfshihet edhe bashkëpunimi me bankat lokale. 

Në anën tjetër nuk është bërë i ditur asnjë detaj për sa i përket përfshirjes së Kosovës apo Shqipërisë në sistemin e pagesave online PayPal. Shqipëria në njërën anë është e renditur në sistemin e pagesave të PayPal si shtet, por ky shërbim nuk funksion ashtu si duhet në Shqipëri, megjithëse thuhet se është funksional vetëm për dërgim të të hollave online (e jo për të pranuar), ndërsa në anën tjetër në Kosovë ka ende probleme politike të cilat duhet zgjidhur para se të kërkohet përfshirja në sistemin e pagesave me PayPal.

PayPal është një shërbim që iu mundëson cilido biznes apo konsumatorë me një e-mail adresë që në mënyrë të sigurt, të lehtë dhe me efikasitet efektiv në kosto të dërgojë dhe pranojë pagesa online.

Arsyeja pse është vonuar paraqitja e PayPal në regjionin e Ballkanit, thuhet të jetë ndikuar nga reputacioni i keq i Serbisë prej vitit 1990, që është cilësuar si një vend ku ka abuzime të mëdha me blerjet në internet. Më herët gjatë këtij viti Serbia dhe Maqedonia nënshkruan një marrëveshje që bashkërisht ti qasen kompanisë eBay (pronares së PayPal) për përfshirjen e të dy vendeve në këtë sistem.

PCWorld Albanian ka kontaktuar me zyrtarë të eBay dhe PayPal në lidhje me shfaqjen e PayPal në rajoni tonë, dhe kemi  kërkuar detaje rreth asaj se kur do të përfshihet edhe Kosova dhe Shqipëria, të cilat do t’i publikojmë shumë shpejtë pasi të kemi marr përgjigje nga personat përgjegjës pranë kompanive në fjalë. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Libra nuk është ndërtuar për të zëvendësuar paratë tradicionale

Lajmet e fundit>