Lajmet

Fragmentimi i Android ende problem, versioni i 2018-ës më i përdoruri

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Nëntor 2021
Kompania zakonisht publikonte statistikat çdo muaj por që prej 2018-ës e ka ndaluar këtë praktikë. Përditësimi i fundit ishte Prill 2020. Fragmentimi i Android ende problem, versioni i 2018-ës më i përdoruri

Google publikoi ditën e sotme statistikat më të fundit të popullaritetit të sistemeve operative Android dhe versioni më i përdorur është Android 10 lançuar në 2019-ën edhe pse Android 11 nuk është larg.

Kompania zakonisht publikonte statistikat çdo muaj por që prej 2018-ës e ka ndaluar këtë praktikë. Përditësimi i fundit ishte Prill 2020.

Të dhënat e publikuara sot tregojnë se Android 10 është instaluar në 26.5% të pajisjeve ndërsa në vendin e dytë vjen versioni i vitit të kaluar Android 11 me 24.2%.

Ajo që vini re është mungesa e Android 12, sistemi operativ i prezantuar vetëm muajin e kaluar. Interesant është fakti se versionet e vjetra kanë goxha pjesë tregu si Android 9 Pie me 18.2%, Android 8 Ore me 13.7%.

Fragmentimi mbetet një problem i madh për Android krahasuar me iOS ku shumica e përdoruesve përditësojnë pa hezitim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Procesorët e smartfonëve Android sjellin rritje të ndjeshme performance në 2022